Menu

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës në Europë dhe filantropi Lazim Destani në Bursa të Turqisë: Vizituam biznese të bashkëkombasve tanë

Filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani së bashku me një grup biznesmenësh nga Rrjeti i Bizneseve për Europë po zhvillojnë një vizitë në Bursa të Turqisë. Ata ishin pjesë e axhendës së organizuar nga Shoqata e Bizneseve Shqiptare në Turqi ‘ARNIAD’. Z.Destani shkruan se gjatë aktiviteteve të zhvilluara këtë të premte, patën mundësi të vizitojnë një sërë biznesesh të bashkëkombasve që jetojnë në atë qytet.

Postimi i plotë i Z.Lazim Destani në Facebook:

Së bashku me grupin e afaristëve nga Rrjeti i Bizneseve për Europë këto ditë po zhvillojmë një vizitë në Bursa të Turqisë. Më se 30 afaristë nga vende të ndryshme të Europës e nga Kosova sot patëm kënaqësinë të jemi pjesë e agjendës së organizuar nga Shoqata e Bizneseve Shqiptare në Turqi, ‘ARNIAD’. Gjatë aktiviteteve të sotme ne vizituam një numër biznesesh të suksesshme të bashkëkombësve tanë që jetojnë të shpërngulur në këtë qytet.

Një nga takimet e këndshme që na bëri nder dhe është për ta veçuar ishte ai me Kryetarin e Komunës së qytetit të Bursës, z. Alinur Aktash.

Me këtë rast dua të falënderoj nikoqirin për pritjen e ngrohtë e vëllazërore si dhe për organizimin e përkryer të këtij aktiviteti të rëndësishëm që e rrit hapësirën e bashkëpunimit mes bizneseve tona. Vizita jonë në Bursa do të vazhdojë edhe nesër ku do të zhvillojmë takime B2B.

 

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts