Menu

Sa kohë duhet ta mbajmë mishin në frigorifer, që të ruajë vlerat dhe freskinë

Falë ngrirjes, njeriu mund të ruajë shumë produkte ushqimore për një kohë të gjatë. Një prej këtyre produkteve është mishi.

Ruajtja e mishit është një proces i rëndësishëm që shkon përtej thjesht futjes së mishit në qese e më pas në ngrirje.

Mishi i Pagatuar i Shpendëve

Mishi i pagatuar i shpendëve mund të zgjasë për një deri në dy ditë në frigorifer në një temperaturë minimale prej 4ºC.

Nëse e fusni atë në ngrirje ku temperatura është nën 0 ºC, mishi mund të zgjasë për deri një vit.

Mishi i gatuar mund të mbahet në frigorifer për disa ditë, ose në ngrirje për 2 deri në 6 muaj.

Mishi i Kuq Dhe Mishi i Derrit

Mishi i kuq dhe mishi i derrit mund të ruhen në frigorifer për deri 5 ditë.

Në ngrirje, ato janë të sigurtë për konsum deri në 12 muaj.

Mishi i Grirë

Mishi i grirë mund të ruhet në frigorifer për deri në 2 ditë dhe në ngrirje për deri 4 muaj.

Salçicet dhe Mishrat e Tjerë

Mishra të paketuar të skarës siç janë salçicet mund të zgjasin në frigorifer për deri në dy javë nëse ruhen në paketim të mbyllur.

Pas hapjes, ato janë të sigurt për konsum deri në pesë ditë.

Nëse i ruani në ngrirje, mishra të tillë mund të zgjasin deri në dy muaj.

Proshutat dhe Suxhuku

Proshutat mund të mbahen në frigorifer për deri një javë.

Suxhuku nga ana tjetër duhet ngrënë brenda dy ditëve.

Të dyja këto produkte mund të ruhen në ngrirje për deri një muaj.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts