Menu

Salca me shijen e specit djegës, me praninë e baktereve të acidit laktik

Ministria e Shëndetësisë së Italisë në një raporttë publikuar e etiketoi Salcën me specin djegës “0% salcë e ëmbël me spec djegës”,  për praninë e baktereve të acidit laktik, që mund të bëjë që paketimi dhe përmbatja të fryhet dhe  duke qenë nën presion, mund të rrjedhë duke dëmtuar konsumatorin. Salca shitet në paketa prej 250 ml, me kushtet minimale të konservimit 01/2024, 02/2024 dhe 03/2024. Salca u prodhua për Action Italy Srl nga kompania Nutri-Dynamics, në një fabrikë në Holandë. Si masë paraprake është e këshillueshme të mos konsumohet salca me kushtet minimale të ruajtjes të treguara dhe ta kthejnë atë në pikën e blerjes dhe produkti do të rimbursohet. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts