Menu

Sallami pozitiv ndaj Salmonela Typhimurium, kërkohet tërheqja nga tregu

Ministria e Shëndetësisë së Italisë raportoi tërheqjen nga prodhuesi të një grupi sallami të të markës “Salumificio Colli” pasi rezultoi pozitive ndaj Salmonella Typhimurium. Produkti në fjalë shitet në pako prej 400/600 gram dhe 800/1000 gram me numër grupi 13092022.

Sallami u prodhua nga Salumificio Colli di Colli Carlo & C. me numër identifikimi IT 9 729 L CE). Si masë parandaluese, kompania rekomandon që të mos konsumohet sallami me numrin e grupit të treguar dhe ta kthejë atë në pikën e blerjes. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts