Menu

Sektori i bletarisë do të funksionojë me rregulla të mirëpërcaktuara

Sektori i bletarisë  për herë të parë do të funksionojë me rregulla të mirëpërcaktuara nga ligjin e ri  i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në fund të muajit Prill.  Ky ligj është konsultuar për afro dy vite dhe tashmë ka marrë formë finale, dhe është i detyrueshëm për tu zbatuar nga çdo bletërritës në vend.

Sipas ligjit, “çdo  bletar  që  merret  me  bletari,  që  zotëron  një  ose  më  shumë  zgjoje është  i  detyruar  të regjistrohet në regjistrin e fermës dhe në regjistrin  e  blegtorisë,  që  mbahet   në  institucionin  përgjegjës  për  veterinarinë  deri  në  datën 30 prill të çdo viti kalendarik, për numrin dhe  vendndodhjen e koshereve të bletëve. Bletarët kanë detyrim të njoftojnë vendndodhjen dhe numrin e si   dhe  ndryshimin  e  vendndodhjeve  të  tyre  brenda  datës 30 prill të çdo viti. Me ligjin e ri, bletët nuk mund të vendosen pa kriter.

Parku  i  bletëve  vendoset  jo  më  afër  se  10 metra nga rrugët dhe 5 metra nga pronat kufitare. Shtegtimi bletëve bëhet me kërkesë parake në institucionet përgjegjëse dhe vetëm pas pajisjes me certifikate veterinare.  Po ashtu, në ligj përcaktohet se importi  dhe  tregtimi  i  mbretëreshave  dhe  i  familjeve  të  bletëve  bëhet  vetëm  nga  subjektet  e  regjistruara  dhe  t ë  licencuara  sipas  legjislacionit  në fuqi   për   importin   e   kafshëve   të   gjalla, nën një kontroll të rreptë.

Ndërkaq, për bletarët do të vihen në dispozicion kurse kualifikimi dhe trajnimi nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Shoqatat e Bletërritësve. Me hyrjen në fuqi të ligjit nuk do të mund të tregtohen më produkte të bletës të pa etiketuar, ku të jenë të pasqyruara të gjitha elementët e nevojshëm, që nga subjekti, origjina, përbërësit, etj.

Bletërritësit e kanë të ndaluar që të ushqejnë bletëve  me  sherbet/sheqer  apo shurupe të tjera gjatë periudhës së  lulëzimit  kryesor  të bimëve  mjaltëdhënëse  dhe mbledhjes së nektarit nga bletët. Ligji përcakton edhe kushtet e ruajtjes së mjaltit, i cili duhet të ruhet në vende të thata, të errëta, në  temperaturë  më  të  ulët  se  25°C  dhe  lagështi  relative të ajrit nga 65% deri në 80%.

Ushtrimi  i  veprimtarisë  në  kundërshtim  me ligjin; vendosja   e   parkut   të   bletëve   pa   ruajtur  distancat; shtegtimi i bletëve pa miratimin e institucionit  përgjegjës;   mosnjoftimi  i  institucionit  përgjegjës  në  rast dyshimi  të  sëmundjeve dënohen me gjoba 2 mijë deri në 40 mijë lekë, ku më pak të penalizuar janë bletarët amatorë dhe më shumë ata profesionistë.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts