Menu

Derrat e egër, gjuetia e pakontrolluar rrit popullsinë e tyre, në vend që ta zvogëlojë atë

Ajo që është e sigurt është se numri i derrave të egër të ngordhur që gjenden në disa vende të Italisë, si Liguria dhe Piemont dhe Lazio po rritet në mënyrë eksponenciale dhe sipërfaqja për t’u kontrolluar po zgjerohet, kështu që mbikqyrja bëhet gjithnjë e më e komplikuar”. Kështu fillon intervista me Andrea Mazzatenta të Universitetit ‘G. d’Annunzio’ Chieti-Pescara, një nga ekspertët e paktë në Itali, që argumenton se përpjekja për të frenuar epideminë e etheve të derrave duke vrarë derrat e egër dhe vendosjen e rrjetave nga gjuetarët është një strategji humbëse. Nga ana tjetër, numri i derrit të egër të ngordhur vazhdon të rritet. Sot është lajmi për 16 raste të reja në zonën e infektuar, 7 në Piemont dhe 8 në Liguria të vërtetuara nga Instituti Eksperimental Zooprofilaktik i Piemontit, Ligurias dhe Valle d’Aosta për një total prej 550 kufomash të gjetura vetëm në këto rajone. Problemi po keqësohet dhe vendimet e marra deri tani kanë dalë krejtësisht të paefektshme në luftën kundër epidemisë. Territori ynë është ideal për këto kafshë, të cilat fshihen shumë mirë në pyje dhe rrjetat vetëm mund t’i ngadalësojnë, por sigurisht nuk i ndalojnë. Derrat e egër të pranishëm në Itali janë me të vërtetë shumë, por shifra prej 1.5 milionë nuk është e saktë sepse një sondazh serioz, duke përdorur metoda objektive të tilla si imazhet e fituara me dron nuk është bërë kurrë. Nga ana tjetër, këto kafshë janë sjellë në Itali që nga vitet ‘50 për qëllime gjuetie dhe tani numri i tyre është rritur në mënyrë dramatike pavarësisht gjuetisë.

Tani, me ethet afrikane të derrave, ato janë bërë një problem sepse janë përhapësit kryesorë të një sëmundjeje të sjellë në Itali nga njeriu, e cila megjithatë prek vetëm kafshët. Paradoksi është se në fakt gjuetia për të vrarë kafshët në mënyrë selektive nuk është shumë e dobishme sepse është e vështirë të vriten të gjitha kafshët dhe ata që arrijnë të shpëtojnë riprodhohen shpejt duke ndihmuar përhapjen e etheve të derrave në territore të tjera dhe në një masë më të madhe.

“Derri i egër është një kafshë sedentare”-shpjegon Mazzatenta dhe jo shumë pjellore, për këtë arsye tufat priren të mbeten në territorin e tyre dhe në çdo familje riprodhimi i është besuar matronit (femrës më të vjetër) dhe mashkullit dominues (gjithashtu të moshuar) që zakonisht nuk janë shumë pjellorë. Kur janë planifikuar fushata gjuetie për të frenuar përhapjen e etheve të derrave ndodh kaos. Është e vërtetë se shumë kafshë vriten, por derrat e egër, veçanërisht të rinjtë janë shumë të aftë për t’u fshehur dhe mostrat që i shpëtojnë kapjes formojnë grupe që shkojnë për të pushtuar territore të reja. Derrat e rinj të egër çiftohen pa dallim dhe kjo përfshin formimin e familjeve shumë të mëdha. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts