Menu

Sherri për një gërvishtje makine 5 vjet më parë, kush është biznesmeni që u vra në Peqin

Ylber Xhahysa, 44 vjeçari, i cili u vra në Peqin, ka qenë pronar i një televizioni kabllor. Viktima ka qenë ulur në lokal, por pas disa minutash ka mbërritur Leonard Bashaliu dhe e ka qëlluar me 4 plumba. Sherri me autorin e vrasjes Leonard Bashaliu nisi për shkak të një konflikti që kanë pasur 5 vite më parë për gërvishtjen e makinës.

Autori ka deklaruar në polici se viktima e kishte qëlluar me grusht para 5 vitesh dhe mëngjesin e sotëm kishte arritur të përballej me të dhe ta vriste. Ai ka treguar se ka qenë edhe në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të situatës familjare sepse babai i tij është i paralizuar ndërsa vëllai vuan nga epilepsia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 08:30 në Peqin. Policia reagoi menjëherë duke bërë të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes  dhe pas disa minutash ndjekje u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCH/

 

Related Posts