Menu

Skema Kombëtare, Jaupllari: Mbështetja më e madhe që është bërë ndaj bujqësisë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Arian Jaupllari zv.ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka folur për Skemën Kombëtare, sa është mbështetur bujqësia shqiptare ndër vite dhe si kanë ardhur shifrat e aplikantëve.

“Po t’i referohemi Skemës Kombetare, ajo e vitit 2022 ka njohur rritjen më të madhe në subvencionin e bujqësisë, në mbështetje direkte ndaj fermerit. Nisi me 3.1 miliard lekë dhe në fund qeveria shqiptare alokoi fondin prej 5.1 miliardë lekë. Kaq mbështetje nuk ka marrë asnjëherë bujqësia shqiptare ndër vite. Pastaj është IPARD, donatorët e tjerë etj. Skema Kombëtare për vitin 2023 daton me 3.3 miliardë lekë, që do të shpërndahet për 9-10 masa për sektorin e bujqësisë. Referuar kërkesave ndër vite dhe qëndrueshmërisë që ka njohur skema ndër vite, duke parë fluksin e fermerëve që do aplikojnë, arritjet që bujqësia ka bërë, skema jo vetëm do kalojë shifrën e vitit që lam pas, por do jetë edhe më e konsiderueshme se çdo vit tjetër. Qëllimi i Ministrisë së Bujqësisë është që fermerët janë njohur me Skemën Kombëtare dhe janë më të interesuar. Nëse i referohemi viteve më përpara, numri i fermerëve që aplikonin ishte sa 1/5 që aplikojnë sivjet. Aplikuan 49 mijë fermerë në Skemën Kombëtare, këtë vit mund të shkojë dhe mbi 55 mijë femrerë që do aplikojë për skemën. Kanë marrë 85% në blegtori, në naftë mbi 80%, fokusi është  blegtoria dhe nafta”-tha Jaupllari.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts