14 C
Tirana
Tuesday, March 2, 2021
No menu items!

Mësimi online, eksperti për Arsimin Ndriçim Mehmeti: Sistem i dështuar, studentët do marrin karton që nuk iu vlen në punë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti për Arsimin dhe  Bashkëhartues i PD për Arsimin Ndriçim Mehmeti ka folur për mësimin online, sa funksional është dhe vendimin e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve që shkollat e mesme në 10 bashki që janë cilësuar si me rrezikshmëri të lartë, të kalojnë në skenarin e tretë, pra të bëjnë mësimin online.

“Komiteti i Ekspertëve Teknik i cilëson si zonë e nxehtë, nuk e kuptoj deklaratën e ministres së Arsimit Evis Kushi me zgjatjen e sezonit të provimeve me 45 ditë. Me këtë deklaratë kanë dështuar dhe po dështojnë. Nuk mund t’ja ngarkosh gjithë barrën shkollave, universitetit, se për çfarë është atëherë Ministria e Arsimit? Sipas vendimeve të këtyre, i bie që të pregatitemi që shkolla e lartë të mbyllet në gusht. Në universitetin e Durrësit ka mjedise të mëdha ku mund t’i akomodojnë studentët dhe të zhvillohet mësim në auditore. Pse studentët e Arteve që bëjnë mësim pothuajse individual, si mund të mbyllen në mënyrë ketegorike të gjitha shkollat? Matura dhe klasa e 11 është problem. Çfarë do bëjnë këta? Po shkollat profesionale, as kryeministri që e kishte qef nuk flet më. Nuk janë marrë masa që në fillim, nuk ka buxhet. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit të Kosovës, ka trajtim onlinedhe buxhet 12.5 mln euro. Kanë blerë tableta në përdorim të shkollës dhe ju jepen nxënësve për ndërveprim. Plani ynë prej 5 pikash u hodh poshtë, kërkuam si Kosova tamponimin e të gjithë mësuesve. Sot kur je pa plan nuk ke çfarë më thua mua të bëj. As maska, as dezinfektantë falas për mësuesit, janë rreth 600 mijë staf në shkolla. Universiteti i Durrësit është i kushtëzuar nga praktika, ka programe 2 vjeçare dhe në fund studentët do marrin një karton që nuk do t’i vlejë në punë. Po ashtu, një pjesë e fëmijëve janë bërë pjesë e bullizmit, nga mungesa e celularit, internetit”-tha eksperti për Arsimin dhe  Bashkëhartues i PD për Arsimin Ndriçim Mehmeti.

Qendra Alert/Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Investigimi i ALERT / Nga tumoret, te sëmundjes e zemrës, veshkave e mëlçisë, si përdoret masivish vaji i palmës dhe në shumë raste i...

Nga Rudina Muça* Të pretendosh sot se në dyqanet e bulmetit mund të gjesh produkte vërtet të shëndetshme, vetëm gënjen...

Prezantohet platforma e monitorimit SETA e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore

Gjetjet e monitorimit mbi përdorimin e burimeve shtetërore në periudhën parazgjedhore të zhvilluar nën projektin "Forcimi i Transparencës Zgjedhore në Shqipëri" (SETA), u prezantuan...

Berxholi: Shfaqja e gripit të shpendëve H5N8, s’jemi të garantuar që nuk hyn në Shqipëri

Në një lidhje Skpye në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, prof.Kristaq Berxholi ish-drejtor i ISUV dhe mjek veterinar ka folur për njoftimin...

Përhapja e gripit të shpendëve, Mersini: Po afrohet në territorin tonë, masat që duhen marrë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Kujtim Mersini epidemiolog veterinar ka folur për shfaqjen e gripit të shpendëve H5N8 dhe...

Porti i Durrësit, Dogana dhe Policia rrezikojnë sigurinë ushqimore, skaneri “çmendet” dhe nxjerr akullin për drogë / Foto-Video

Një skandal i vërtetë me sigurinë ushqimore ka ndodhur një ditë më parë në Portin e Durrësit, ku autoritetet portuale dhe doganore kanë hapur...

More Articles Like This

- Advertisement -