Menu

aksidenti

Del nga rruga makina me 5 të rinj brenda, të gjithë dërgohen me urgjencë në spital

Një 20-vjeçar, teksa drejtonte mjetin tip ‘Opel’ ka humbur kontrollin e për pasojë janë plagosur të gjithë personat që ishin në mjet. Bashkë me drejtuesin dhe 4 pasagjerët morën plagë nga aksidenti. Aksidenti ndodhi rreth orës 02: 40 në lagjen 13 në Durrës.

Fatmirësisht, të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital, nën kujdesin mjekësor. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 09.07.2021, rreth orës 02:40, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

alert.al/

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, mjeti i përmbysur, dyshime për viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë. Report Tv raporton se dyshohet për viktima nga përplasja e dy makinave. Siç shihet edhe nga pamjet makinat ka dalë nga rruga dhe është shkatërruar pothuajse plotësisht. Një vajzë e mitur është nxjerrë nga makina e shtypur plotësisht e cila është marrë nga ambulanca dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë një tjetër person ndodhet në makinë dhe po nxirret nga mjekët e urgjencës.(Lajmi në perditesim)

Aksidenti në aksin Lezhë-Milot, një mjet u preu rrugën dy të rinjve dhe u largua nga vendngjarja

Detaje të reja për aksidentin e rëndë në Lezhë ku mbetën të plagosur dy persona. Në automjetin tip “Wolksvagen” udhëtonin dy të rinjtë Dajan Nikolli drejtues, Adrian Paloka pasagjer 20 dhe 17 vjeç, të cilët si pasojë e përplasjes me një shtyllë në karburant kanë marre dëmtime të rënda.

Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga një automjet tjetër i cili është larguar nga vendngjarja. Menjëherë në vend kanë mbërritur ambulancat dhe zjarrfikëset pasi dyshohej se karburanti mund të përfshihej nga flakët.

Sipas ekspertëve të policisë në vendngjarje një nga shkaqet e aksidentit është edhe shpejtësia tej normave të lejuara.

alert.al/