Menu

Alert Tema: AKR dhe politikat për të rinj aktivë Të ftuar: Sara Bodo

“EU for Youth”/ Bodo: Presim financime ambicioze nga BE në 2026, do kemi 2 mln euro nga buxheti i shtetit për organizatat

Drejtoreshë e Përgjithshme e AKR-së, Sara Bodo, e ftuar në emisionin “ALERT”, tha se po rritet interesi i të rinjve nga diaspora për të kontribuar në Shqipëri.

Ajo bëri të ditur se Këshilli Kombëtar Rinor ka dy përfaqësuese nga diaspora, një nga Kanadaja dhe një nga Anglia.

Sipas saj, të rinjtë jashtë vendit shfaqin dëshirë të madhe për të dhënë kontributin e tyre përmes eksperiencës, studimeve dhe rrjeteve ndërkombëtare që kanë ndërtuar.

Bodo tha se është diskutuar edhe me ministrin për zgjerimin e prioriteteve dhe thirrjeve të ardhshme, duke synuar që Këshilli Kombëtar Rinor të ketë një rol më aktiv në terren, më pranë të rinjve dhe në mbështetje të Këshillave Vendorë Rinorë në çdo bashki.

 

Ajo nënvizoi se Këshilli Kombëtar Rinor do të ketë një rol të zgjeruar, përtej atij të përcaktuar në VKM.

“Ka pasur interes nga Diaspora. Në fakt në Këshillin Kombëtar Rinor kemi dy përfaqësues nga diaspora. Një vajzë nga Kanadaja dhe një vajzë nga Anglia.

Në fakt sot pamë që kishin një dëshirë shumë të madhe për të qenë kontribuues edhe për potencialin që ata kanë jashtë.

 

Me kontaktet, me ato mënyrat që ata kanë jashtë, me çfarë kanë studiuar dhe për të kontribuar në Shqipëri.

 

Sot bëmë dhe një diskutim të gjatë me Ministrin, duke dhënë prioritete, duke dhënë prioritete dhe për thirrje që ne do të hapim. Jo vetëm duke u bazuar në ato rolin standard të Këshillit Kombëtar Rinor, por edhe duke e përdorur këtë Këshill për të ndikuar më shumë në terren. Për të qenë më afër të rinjve dhe për të mbështetur dhe Këshillin vendor Rinor që ne kemi në çdo bashki

 

Kështu që unë e them publikisht, Këshilli Kombëtar Rinor do ketë një rol të zgjeruar përtej VKM-s, që e përcakton rolin e vet.”https://www.youtube.com/watch?v=QAwWZE_i6fE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Agjencia Kombëtare e Rinisë zgjeron mbështetjen për OJF-të dhe bashkitë, rritet përfshirja e të rinjve

Këtë të premte, në emisionin “Alert” u trajtua tema e rolit të të rinjve dhe përfshirja e tyre në politikat që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, shëndetin dhe sigurinë e konsumatorit. Diskutimi u përqendrua te mekanizmat e mbështetjes institucionale dhe te mënyrat konkrete se si të rinjtë mund të angazhohen më aktivisht në komunitetet ku jetojnë.

Në studio ishte i ftuar Endi Kalemaj, specialist në Sektorin e Projekteve të Brendshme pranë Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR), i cili foli për aktivitetet dhe mbështetjen financiare që institucioni u ka dhënë organizatave rinore dhe bashkive.

Sipas Kalemajt, AKR ka hapur pesë thirrje për aplikim për organizatat rinore dhe bashkitë. Në thirrjen e parë u mbështetën 12 organizata të shoqërisë civile dhe 4 bashki. Në thirrjen e dytë u përfshinë 23 organizata dhe 5 bashki. Thirrja e tretë financoi 23 organizata rinore dhe 6 bashki, ndërsa thirrja e katërt mbështeti 26 OJF dhe 6 bashki. Në thirrjen e pestë janë përfshirë 32 organizata dhe procesi për bashkitë vijon ende.

Ai theksoi se buxheti i institucionit ka qenë gjithmonë në rritje dhe vazhdon të shpërndahet për organizatat e shoqërisë civile dhe bashkitë përkatëse, në funksion të projekteve rinore dhe nismave lokale

Gjatë diskutimit u trajtua edhe çështja e fuqizimit të të rinjve përmes strukturave përfaqësuese. Kalemaj bëri të ditur se aktualisht në Këshillin Kombëtar të Rinisë janë 18 anëtarë aktivë, të përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në veprimtari dhe nisma rinore. Ai theksoi se fuqizimi i të rinjve nuk realizohet vetëm përmes OJF-ve, por edhe përmes grupeve joformale, për të arritur aty ku organizatat tradicionale shpesh nuk munden.

Në kuadër të këtyre iniciativave, tre qytete janë përzgjedhur për zhvillimin e workshop-eve: Tirana, Kamza dhe Elbasani. Të rinjtë nga këto qytete mund të kontaktojnë Qendrën Alert për informim dhe përfshirje në aktivitetet e planifikuara.

Nga ana tjetër, drejtoresha e përgjithshme e AKR-së, Sara Bodo, deklaroi në emision se po rritet interesi i të rinjve nga diaspora për të kontribuar në Shqipëri. Ajo bëri të ditur se Këshilli Kombëtar Rinor ka aktualisht dy përfaqësuese nga diaspora, një nga Kanadaja dhe një nga Anglia.

Sipas Bodos, të rinjtë që jetojnë jashtë vendit shfaqin dëshirë të madhe për të dhënë kontributin e tyre përmes eksperiencës profesionale, studimeve dhe rrjeteve ndërkombëtare që kanë ndërtuar. Ajo shtoi se është diskutuar edhe me ministrin për zgjerimin e prioriteteve dhe thirrjeve të ardhshme, me synimin që Këshilli Kombëtar Rinor të ketë një rol më aktiv në terren dhe të mbështesë Këshillat Vendorë Rinorë në çdo bashki.

Në përfundim, u theksua se Këshilli Kombëtar Rinor do të ketë një rol të zgjeruar përtej atij të përcaktuar në VKM, duke u orientuar më shumë drejt angazhimit praktik në komunitet dhe rritjes së pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse që lidhen me interesin publik dhe të konsumatorit.

"Kontribute dhe nga diaspora"/ Bodo: Dy përfaqësues jashtë Shqipërisë për Këshillin Rinor, interesi i të rinjve është shtuar

Drejtoreshë e Përgjithshme e AKR-së, Sara Bodo, e ftuar në emisionin “ALERT”, tha se po rritet interesi i të rinjve nga diaspora për të kontribuar në Shqipëri.

Ajo bëri të ditur se Këshilli Kombëtar Rinor ka dy përfaqësuese nga diaspora, një nga Kanadaja dhe një nga Anglia.

Sipas saj, të rinjtë jashtë vendit shfaqin dëshirë të madhe për të dhënë kontributin e tyre përmes eksperiencës, studimeve dhe rrjeteve ndërkombëtare që kanë ndërtuar.

Bodo tha se është diskutuar edhe me ministrin për zgjerimin e prioriteteve dhe thirrjeve të ardhshme, duke synuar që Këshilli Kombëtar Rinor të ketë një rol më aktiv në terren, më pranë të rinjve dhe në mbështetje të Këshillave Vendorë Rinorë në çdo bashki.

Ajo nënvizoi se Këshilli Kombëtar Rinor do të ketë një rol të zgjeruar, përtej atij të përcaktuar në VKM.

“Ka pasur interes nga Diaspora. Në fakt në Këshillin Kombëtar Rinor kemi dy përfaqësues nga diaspora.

Një vajzë nga Kanadaja dhe një vajzë nga Anglia.

Në fakt sot pamë që kishin një dëshirë shumë të madhe për të qenë kontribuues edhe për potencialin që ata kanë jashtë.

Me kontaktet, me ato mënyrat që ata kanë jashtë, me çfarë kanë studiuar dhe për të kontribuar në Shqipëri.

Sot bëmë dhe një diskutim të gjatë me Ministrin, duke dhënë prioritete, duke dhënë prioritete dhe për thirrje që ne do të hapim. Jo vetëm duke u bazuar në ato rolin standard të Këshillit Kombëtar Rinor, por edhe duke e përdorur këtë Këshill për të ndikuar më shumë në terren. Për të qenë më afër të rinjve dhe për të mbështetur dhe Këshillin vendor Rinor që ne kemi në çdo bashki.

 

Kështu që unë e them publikisht, Këshilli Kombëtar Rinor do ketë një rol të zgjeruar përtej VKM-s, që e përcakton rolin e vet.

 

 

Fuqizimi i të rinjve në Shqipëri/ Kalemaj: 18 anëtarë aktivë në Këshillin Kombëtar të Rinisë

Tre qytete janë përzgjedhur për të zhvilluar workshop-e: Tirana, Kamza dhe Elbasani. Të rinjtë nga këto qytete mund të kontaktojnë qendrën Alert nëse kanë pyetje ose dëshirojnë të përfshihen. Këto iniciativa ofrojnë mundësi të mira bashkëpunimi dhe përfshirjeje për të rinjtë

I ftuar në studion e emisionit Alert ishte Endi Kalemaj, specialist në Sektorin e Projekteve të Brendshme pranë Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR). Ai foli mbi rëndësinë e fuqizimit të të rinjve dhe angazhimin e tyre në komunitetet ku jetojnë

“Fuqizimi i të rinjve është një mekanizëm i arsyeshëm për t’u dhënë atyre zë, jo vetëm përmes OJF-ve, por edhe përmes grupeve joformale, për të arritur aty ku organizatat tradicionale shpesh nuk arrijnë.

Kemi pasur shumë aplikime nga të rinj që dëshironin të bëheshin pjesë e Këshillit Kombëtar të Rinisë. Aktualisht kemi 18 anëtarë aktivë, mjaft të angazhuar dhe me një përvojë të pasur në aktivitetet rinore,” u shpreh Kalemaj.https://www.youtube.com/watch?v=QAwWZE_i6fE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

AKR rrit mbështetjen për OJF-të dhe bashkitë/ Kalemaj: Buxheti gjithmonë në rritje

I ftuar në studion e Alert, Endi Kalemaj foli mbi aktivitetet e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR):

“Agjencia Kombëtare e Rinisë ka lançuar 5 thirrje për organizatat rinore dhe bashkitë.

Në thirrjen e parë u mbështetën 12 organizata të shoqërisë civile dhe 4 bashki. Në thirrjen e dytë, u përfshinë 23 organizata dhe 5 propozime nga bashkitë. Thirrja e tretë financoi 23 organizata rinore dhe 6 bashki, ndërsa thirrja e katërt mbështeti 26 OJF dhe 6 bashki. Në thirrjen e pestë u përfshinë 32 organizata dhe procesi me bashkitë vazhdon ende.Buxheti i institucionit ka qenë gjithmonë në rritje dhe vazhdon të shpërndahet tek OJF-të dhe bashkitë përkatëse,” njoftoi Kalemaj.https://www.youtube.com/watch?v=QAwWZE_i6fE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE