Menu

alertet

KOSOVA NDALON IMPORTIN E KAFSHËVE TË GJALLA DHE PRODUKTEVE TË TYRE NGA HUNGARIA PAS SHPËRTHIMIT TË AFTËS EPIZOOTIKE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria, pasi në këtë shtet është konfirmuar shpërthimi i sëmundjes Afta Epizootike (FMD).

Sipas njoftimit zyrtar nga autoritetet hungareze dhe sistemit të BE-së për sëmundjet e kafshëve (ADIS), sëmundja është shfaqur në një zonë kufitare me Sllovakinë. Për këtë arsye, bazuar në rregullat ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve (WOAH), Ligjin e Shëndetit të Kafshëve të BE-së dhe Ligjin e Veterinarisë në Kosovë (21/2004), është vendosur ndalimi i importit të gjedhëve, deleve, dhive, derrave dhe produkteve të tyre nga Hungaria.

Afta Epizootike është një sëmundje virale shumë ngjitëse, e cila prek kafshët me thundra të çara, si lopët, delet, dhitë dhe derrat. Simptomat përfshijnë ethe dhe flluska në gojë, thundra dhe lëkurë, duke shkaktuar vuajtje te kafshët dhe humbje ekonomike për blegtorët. Sëmundja nuk paraqet rrezik për njerëzit, por mund të dëmtojë rëndë sektorin e blegtorisë dhe tregtinë e kafshëve.

Kosova vazhdon të mbajë statusin e saj si vend i lirë nga Afta Epizootike dhe autoritetet janë në gatishmëri për të parandaluar çdo rrezik të përhapjes së sëmundjes.

Denaj: Rritja e Sigurisë Ushqimore përmes Investimeve në Pikat Kufitare

Në një intervistë për emisionin “ALERT” të moderuar nga Granit Sokolaj, Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, theksoi rëndësinë e forcimit të kontrolleve në pikat kufitare për të rritur sigurinë ushqimore dhe për të mbrojtur konsumatorët nga produktet e cilësisë së dyshimtë. Kjo iniciativë është e mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, me fokus të veçantë në monitorimin e produkteve ushqimore, që shpesh kanë shkaktuar shqetësime për cilësinë dhe autenticitetin.

Ministrja njoftoi se për të ulur shkallën e alarmit dhe për të përmirësuar sigurinë ushqimore, do të bëhet një investim prej gati 20 milionë eurosh në bashkëpunim me Bankën Botërore. Ky investim do të përqendrohet në ngritjen dhe modernizimin e laboratorëve në pikat kufitare, duke përmirësuar kapacitetet e kontrollit dhe garantuar cilësinë e produkteve që hyjnë në vend.

Denaj shpjegoi se pikat kufitare ndihmojnë që produktet e dyshimta të mos afrohen fare në vend. Nëse ndodhin përjashtime dhe këto produkte kalojnë, ato do të kapen në një kufi tjetër, duke siguruar kështu një mbrojtje të dyfishtë.

Ajo theksoi se këto janë masat për të ulur nivelin e alertit dhe se ne po përpiqemi për këtë gjë. Ministrja gjithashtu theksoi rëndësinë e denoncimeve për të mbështetur këto kontrolle dhe për të identifikuar çdo abuzim që mund të ndodhi. Për më tepër, do të ketë masa të rrepta për punonjësit që do të punojnë në këto sektorë, për të garantuar që ata të veprojnë në përputhje me standardet më të larta të etikës dhe profesionalizmit.

Kontrolli i rreptë dhe denimi i abuzimeve janë thelbësore për të siguruar një treg të drejtë dhe transparent. Këto masa, së bashku me një mbikëqyrje të kujdesshme, do të ndihmojnë në promovimin e cilësisë në tregun e ushqimeve dhe do të mbrojnë interesat e konsumatorëve.

 

Më posht ndiqni intervistën e plotë të Ministres së Bujqësisë, Anila Denaj, në emisionin “ALERT” të moderuar nga Granit Sokolaj