Menu

anti-Covid

EMA: Vaksina Johnson&Johnson mund të shkakojë trombozë, urdhërohet të shkruhet si efekt anësor

 

Vaksina Johnson & Jonshon për Covid vazhdon të jetë efektive dhe e sigurt, por tani është vërtetuar se, edhe pse ende ne raste te pakta, ajo prodhon mundësinë e rasteve të çrregullimeve të koagulimit të gjakut.

Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) gjeti një korrelacion të qartë në incidencën e trombocitopenisë imune, gjendja ku sistemi imunitar gabimisht sulmon dhe shkatërron qelizat e gjakut të quajtura trombocitet të nevojshme për koagulimin normal të gjakut.

Për këtë arsye, trupi i ekspertëve rekomandoi një azhurnim të planit të menaxhimit të rrezikut të vaksinës për të riklasifikuar trombocitopeninë imune, aktualisht “një rrezik potencial i rëndësishëm”, si “një rrezik i rëndësishëm i identifikuar”.

Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) sqaron dhe pastron fushën e frikës së pajustifikuar.

Sipas gazetës La Stampa rreziku i mundshëm është “një ngjarje e dëmshme për të cilën ka dyshime të bazuara për një lidhje me ilaçin në fjalë, por për të cilat provat janë të pamjaftueshme për të arritur në përfundimin se ekziston një lidhje shkakësore”. Rreziku i identifikuar, nga ana tjetër, është “një ngjarje e dëmshme për të cilën ka dëshmi adekuate të lidhjes me ilaçin në fjalë”.

Prandaj, tani është treguar se vaksina Johnson & Johnson për Covid mund të prodhojë trombocitopeni imune. Kjo nuk nënkupton rrezikun e ilaçit, pasi në përgjithësi raporti rrezik-përfitim mbetet prerogativë e këtij të fundit. Prandaj për vaksinën ky korrelacion “mbetet i pandryshuar”, siguron EMA.

Pragu i rasteve në përqindje të popullsisë së vaksinuar që pëson probleme kolaterale të këtij lloji mbetet i ulët, por korrelacioni i konstatuar detyron rishikimin e fletës shoqëruese të produktit farmaceutik dhe ftesën për informacion midis pacientëve dhe personelit mjekësor-shëndetësor.

Ata që janë më të ekspozuar ndaj patologjive të caktuara duhet të njoftojnë mjekun, ose duhet të paralajmërohen nga vetë stafi i spitalit për këtë efekt anësor të mundshëm. Në këtë mënyrë është e mundur të vlerësohet administrimi i vaksinës ose përdorimi i serumeve të tjera.

Aktualisht, Agjencia Evropiane e Barnave ka autorizuar marketingun dhe administrimin e vaksinave VaxZevria (ish Astrazeneca), Pfizer-BioNtech, Moderna dhe Janssen.

Çrregullimet menstruale nga vaksina?

Pastaj ka një aspekt të fushatës së vaksinimit plotësisht rozë. Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) gjithashtu ka shqyrtuar rastet e raportuara të çrregullimeve menstruale që kanë ndodhur pas marrjes se vaksinës. “Deri më tani, asnjë lidhje shkakësore nuk është krijuar midis vaksinave anti-COVID dhe çrregullimeve menstruale”, rezultati i kontrolleve.

Pershtatur nga gazeta La Stampa

Qendra Alert

alert.al/