Menu

Antimafia

Prokurori Kombëtar i Antimafias Italiane; Po bashkëpunojmë me Arben Krajën dhe skuadrën e tij!

Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit në Itali, Federico Cafiero De Raho ka folur në lidhje me operacionin “Shpirti”, i cili u shtri në 4 shtete përfshirë Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij, De Raho tha se ky operacion ndjek atë të disa muajve më parë që u zhvillua mes dy vendeve, ndërsa e cilësoi dhe punën e SPAK shumë cilësore. Mes të tjerash zyrtari italian tha se bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë do të vijojë.

“Dua të falënderoj Abern Krajën, të cilit u shpreh komplimente. SPAK po çon para punën prej disa kohësh që kur Arben Kraja mori këtë detyrë. Duhet të nënvizojë se në këtë operacion që ndiqet prej disa muajsh nga SPAK me Prokurorinë e Barit, me një skuadër investigative të përbashkët. Kjo skuadër e përbashkët, ndjek disa skuadra investigative që janë bërë në kohë.

Dua të them se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë, është e ngushtë dhe konstant. Sot në këtë pikë u arriti një objektiv që tregon se si bashkë mund të zbulojmë dhe aspekte që kanë të bëjnë me disa padrejtësi që bëhen nga disa institucione. Dua të nënvizoj faktin se operacioni i bërë nga EUROJUST ka bërë një ndarje konstante të informacionit. Bashkëpunimi Itali-Shqipëri konsiston që të krijohen strukturat për të luftuar kriminalitetin e organizuar. Kjo është me rëndësi pasi qytetarët mund të kenë besim tek strukturat e këtij operacioni. Dua të them se struktura hetimore italiane dhe policia shqiptare kanë zhvilluar një punë me shumë delikatesë dhe për këtë nënvizojë se falë punës së tyre u arrit që të zbarkohej një grup kriminal transnacional. Do bashkëpunojmë me Arben Krajën dhe skuadrën e tij.”, -tha ai.

alert.al/

Ja kush janë peshqit e operacionit Antimafia, emrat e prokurorit të Vlorës dhe të zyrtarëve të Policisë së Shtetit

Maksim Sota, prokuror në Prokurorinë e Vlorës është arrestuar nga oficerët e Prokurorisë SPeciale SPAK dhe oficerët e Antimafias që kanë ardhur nga Italia posaçërisht për këtë operacion. I koduar “Shpirti”, ky operacion ka çuar në pranga 38 persona, në Itali, Shqipëri, Malin e Zi dhe në Spanjë.

Gjithashtu, mësohet se në prangat e oficerëve ka rënë dhe Shefi i Seksionit Kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Ilirjan Balla, Festim Lelaj, ish-oficer policie, dhe Saimir Kurti, drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë. Deri tani, këta janë emrat e personave të arrestuar, por ka dhe të tjerë pasi numri më i lartë i personave për të cilët janë prerë urdhër-arrestet, janë në Shqipëri.

Gjatë hetimeve, që kanë nisur në vitet 2018 dhe 2020 mbi trafikun e drogës nga Shqipëria në Pulia, fenomenet e korrupsionit u rindërtuan, gjithashtu falë deklaratave nga katër bashkëpunëtorë të drejtësisë, u zbulua abuzimi me detyrën dhe rindërtimi i gjithë “zinxhirit të furnizimit” të drogës: nga kultivimi te prodhimi, grumbullimi, magazinimi dhe dërgimi në brigjet e Pulias në bordin e gomoneve.

Arrestimet po kryhen me ndihmën ndërkombëtare të Zyrës Ndërlidhëse të Interforces në Tiranë dhe Policisë Shqiptare, si pjesë e një Ekipi të Përbashkët Hetimi, shkruajnë mediat italiane. Me ardhjen e oficerëve nga Italia në Tiranë, operacionet janë kryer të gjitha në të njëjtën kohë në disa qytete të vendit.

Të arrestuarit po sillen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Operacioni është koordinuar nga selia e Eurojust në Hagë, Holandë. Gjithashtu, bëhet me dije se autoritetet e drejtësisë kanë lëshuar disa urdhra për sekuestrimin e miliona eurove që janë investuar nga të arrestuarit në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Të arrestuar:

– Ilirjan Balla – Shefi i Seksionit Kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

– Festim Lelaj – Ish-oficer policie

– Saimir Kurti – Drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë

– Maksim Sota – Prokuror në Prokurorinë e Vlorës

alert.al/

Pesë policë dhe një prokuror i Vlorës vihen në pranga nga operacioni antimafia

Dalin të dhënat e para mbi operacionin antimafia që po zhvillohet në 4 shtete, ku merr pjesë edhe SPAK. Janë pesë punonjës policie dhe 1 prokuror mes personave të arrestuar në një operacion ndërkombëtar kundër një grupi kriminal të dyshuar për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve, ndaj prokurorit është lëshuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Mësohet se bëhet fjalë për një prokuror të Prokurorisë së Vlorës.

Operacioni po zhvillohet në disa shtete përfshirë edhe Shqipërinë, si në Mal të Zi, Spanjë e Itali.
Po ashtu mwsohet se disa pasuri janë sekuestruar. Dyshohet se në shënjestër është vendosur një grup që trafikonte drogë e pastronte para teksa në pranga kanë rënë edhe zyrtarë të shtetit që kanë shpërdoruar detyrën e kanë bërë korrupsion.

Autoritetet Shqiptare dhe Drejtoria e Antimafia-s së Barit, me ndihmën e Zyrës Ndërlidhëse të Forcave të Përbashkëta të Tiranës dhe të Drejtorise se Pergjithshme te Policisë Shqiptare, Agjensite e tjera ligjzbatuese, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore, po ekzekutojnë në Shqipëri dhe në Itali, me vendim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar në Tiranë e të DDA-së të Barit e – me koordimin e Eurojust-it (Hage) – i drejtuar nga antari kombëtar i palës italiane, vendimin per caktim masash sigurimi të dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilën ka urdhëruar arrestimin e 38 (nga këto per 10 persona ekzekutuar masa me pare) personave të dyshuar për korrupsion, shperdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndevë narkotike. Po zbatohen gjithashtu vendimet e sekuestrimit te pasurive te dyshuara se rrjedhin nga te ardhurat e aktivitetit kriminal apo te ardhura te tjera te paligjeshme, ne vlerë disa milion euro.

 

 

Gjatë hetimeve të kryera në Shqipëri të operacionit SHEFI dhe KULMI, të kryera nga DIA e Bari-t në vitin 2018 e në vitin 2020, janë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, përveç fenomeneve të korrupsionit, shperdorimit te detyres dhe të pastrimit të parave, edhe i gjithë “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe me pas trafikimi ne drejtim te brigjeve pugliese në bordin e gomonëve oqeanike të fuqishme.

Të dhëna më të hollësishme mbi operacionin, do të jepen gjatë konferencës me shtypin që do të bëhet sot në Tiranë në orën 10:30, ku do të marrin pjesë dr. Cafiero DE RAHO – Prokuror kombëtar i Anti-mafias e Anti-terrorizmit, Arben Kraja – Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar, dr. Filippo SPIEZIA – Zëvëndës President e pjestar për palën e Italisë në Eurojust, dr. Roberto ROSSI – Kryeprokuror i Republikës në Bari dhe zoti Maurizio VALLONE – Drejtori i Pergjithshem i DIA-s Ardi Veliu Drejtori i Përgjithshëm i Policise Shqiptare.

alert.al/

Drogë dhe korrupsion, Anti-Mafia italiane dhe SPAK në një operacion të madh, lëshohen 38 urdhër arreste

Një operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit.Si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, nga këta 10 persona të arrestuar më parë. Aksioni drejtohet kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave.

Kanë qenë dëshmitë e 4 bashkëpunëtorëve të drejtësisë të cilët kanë dhënë më shumë informacione, duke ndihmuar autoritetet italiane dhe ato shqiptare në goditjen e këtij rrejti kriminal.

Përveç fenomenit të korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, u zbardh i gjithë “zinxhiri i furnizimit” të drogës në lidhje me kultivimin, prodhimin, grumbullimin, magazinimin dhe dërgesën në brigjet e Puglias.

Ndërkohë bëhet me dije se në lidhje me këtë operacion, janë lëshuar urdhër-arreste edhe në Vlorë, por ende nuk ka më shumë detaje.

Operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit.

Operacioni italo-shqiptar është rrjedhë e zhvillimeve hetimore të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit, ku u arrestuan 37 persona, u sekuestruan 40 milionë euro drogë, 4 milion euro asete si prona, automjete e para cash, njofton ANSA. (https://www.ansa.it/puglia/notizie/2021/07/02/droga-dallalbania-alla-puglia-e-corruzione-38-arresti_30252367-e84d-4565-8c00-8b4cc9f4f95e.html)

Pritet që Prokurori i Antimafias italiane, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 10:30, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion të gjerë.

alert.al/