Menu

ç’ndodhi në Gramsh? Rushan Vrapi

“Luftë” me salmonelën , Ç’ndodhi në Gramsh? Ekspertët analizojnë rastin, institucionet heshtin

Emisioni “Alert”, i moderuar nga Granit Sokolaj, këtë të premte iu përkushtua rastit të infeksionit me salmonelë në një kopësht në Gramsh, ku disa fëmijë u helmuan pas konsumit të ushqimit të kontaminuar. Ngjarja ka ngritur shqetësime të forta për sigurinë ushqimore dhe për mënyrën si reagojnë institucionet përgjegjëse në situata që prekin drejtpërdrejt shëndetin e fëmijëve.

Të ftuar për të analizuar rastin dhe për të diskutuar mbi sfidat në sistemin e sigurisë ushqimore ishin Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit në UBT, mjeku veterinar Rushan Vrapi dhe Valbona Paluka, përfaqësuese e pikës së kontaktit me EFSA-n.

Kapllan Sulaj theksoi se nuk ka garanci të plotë për parandalimin e infeksioneve salmonelare, pasi bakteret mund të hyjnë në fermë nga shumë burime: ushqimi, ajri, toka, insektet apo zogjtë. Sipas tij, një kontroll i njëhershëm nuk mjafton për të garantuar pastërtinë, pasi infeksioni mund të përhapet në momente të ndryshme dhe në zona të ndryshme.

Rushan Vrapi ngriti shqetësimin për çedimet e vazhdueshme në sigurinë ushqimore në vend. Ai përmendi raste të përsëritura me pesticide, produkte të kthyera nga BE dhe shpërthime të mëparshme të salmonelës në mish. Ai theksoi se, ndonëse ngrohja mbi 70-75°C e shkatërron salmonelën, kjo nuk zëvendëson domosdoshmërinë për masa parandaluese, kontrolle të rregullta dhe koordinim më të mirë ndërinstitucional.

Valbona Paluka u ndal tek rëndësia e higjienës dhe përgatitjes së ushqimit. Ajo përmendi burimet më të zakonshme të salmonelës, si mishi i pagatuar mirë, vezët e buta, produktet e qumështit të pa pasterizuara dhe ambientet e papastra, si frigoriferët e pa higjienizuar. Sipas saj, mungesa e standardeve të thjeshta të higjienës rrit ndjeshëm rrezikun e kontaminimit, veçanërisht në ambiente të ndjeshme si institucionet për fëmijë.

Për të sqaruar më shumë detaje rreth ngjarjes dhe për të informuar opinionin publik mbi masat e marra, moderatori Granit Sokolaj kishte insistuar në mënyrë të përsëritur për prezencën e përfaqësuesve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Ministria e Shëndetësisë. Ftesat ishin dërguar paraprakisht dhe gjatë emisionit u bë edhe një thirrje publike live për reagim zyrtar.

Megjithatë, institucionet përgjegjëse zgjodhën të mos reagojnë dhe nuk dërguan asnjë përfaqësues. Karrigia e rezervuar për Ministrinë e Shëndetësisë, e shoqëruar me sloganin “Me Ministrin e Shëndetësisë”, mbeti bosh, duke simbolizuar mungesën e transparencës dhe refuzimin për t’u përballur me publikun në një moment kritik, kur qytetarët prisnin përgjigje dhe sqarime.

Ekspertët nënvizuan se ky rast është një shembull i qartë i dobësive në sistemin e sigurisë ushqimore në Shqipëri. Ata kërkuan reagim institucional, kontrolle të vazhdueshme dhe një qasje më serioze për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve dhe, mbi të gjitha, të fëmijëve.https://www.youtube.com/watch?v=isRxY8TAUVk

''Sistemi ka probleme'', Vrapi: Siguria ushqimore në vendin tonë ka pasur disa çedime kohët e fundit

Eksperti dhe Mjeku Veterinar, Rushan Vrapi i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se siguria ushqimore në vendin tonë ka pasur disa çedimë kohët e fundit.

Vrapi: Siguria ushqimore në vendin tonë ka pasur disa çedime kohët e fundit.

Jo vetëm rasti i fundit me salmomelë por edhe raste të tjera, mbetjet me pesticidet, kthimi i dërgesave nga komuniteti Evropian, rasti i parafundit me salmonelat në mish.

Janë disa paqartësi ose disa problematika që sistemi i ka.

Dhe ato që diskutojmë janë gjithmonë për ta përmirësuar sistemin.

Trajtimi në temperatura mbi 70-75 gradë për disa minuta e shkatërron salmonelën.

Por kjo nuk do thotë që autoritetet duhet të qëndrojnë në heshtje dhe të mos koordinohen me njëra tjetrën.

Probleme të tilla të sigurisë ushqimore si salmonella në rastin tonë na vë në dukje që sistemi ka probleme.https://www.youtube.com/watch?v=isRxY8TAUVk

''Nuk ka siguri 100% në infeksionet salmone*are'', Sulaj: Infeksioni mund të futet në rrugë të ndryshme

Dekani i Bioteknoligjisë dhe Ushqimit, UBT, Kapllan Sulaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se nuk ka siguri 100% në infeksionet salmonelare pasi infeksioni në një fermë mund të futet në rrugë të ndryshme.

Sulaj: Salmonelat janë patogjenë të cilët mund të futen në çdo kohë në tufat e shpendëve.

Infeksioni i salmonelave në një fermë mund të futet në rrugë të ndryshme, nga ushqimi, nga ajri nga toka.

Mund të futet nga insektet nga zogjtë.

Pra mënyrë e kontaminimit është shumëfishe.

Nuk ka siguri 100% në infeksionet salmonelare.

Problemi është shumë kompleks.

Pra nuk mund të thuhet që kemi kontrolluar një herë apo dy herë në një fermë apo disa ferma, nuk kemi gjetur salmonela dhe mund të konsiderojmë që kjo tufë është e pastër nga salmonelat.

Infeksioni mund të shpërndahet në kohë të ndryshme por edhe në largësi të ndryshme gjeografike.https://www.youtube.com/watch?v=isRxY8TAUVk

Salmonela në kopshtin e Gramshit/ Paluka: Higjiena dhe përgatitja e ushqimit, e rëndësishme. Frigoriferi mund të ketë qenë...

Ekspertja, Pika e Kontaktit, EFSA, Valbona Paluka në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se higjiena dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit është shumë e rëndëishme duke iu referuar rastit të helmimit të fëmijëve në një kopësht në Gramsh.

Paluka: Salmuneloza është një nga infeksionet biologjike që shkaktohet nga salmonela.

Shkaktohet nga ushqimet me prani ose nga ushqimet e kontaminuara.

Nëse flasim për ushqime direkt të konsumuara nga konsumatorët që në këtë rast janë fëmijët, këto janë mish i pa gatuar mirë.

Vezë e pa gatuar ose e butë.

Qumësht ose produkte të qumështit të pa pasterizuara.

Fruta dhe perime të palara. Frigoriferi vetë mund të ketë qenë frigorifer i papastruar, i pa higjenizuar i cili infekton çdo lloj produkti.

Higjiena dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit është shumë e rëndësishme.

Gjithkund sot sheh një lloj pasigurie me salmonelën.https://www.youtube.com/watch?v=isRxY8TAUVk&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE