ftuar në “Alert”, modertuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Elisabeta Katiaj, Nënkryetare e DHBDSH dhe Eksperte Kontabël, diskutoi mbi problemet që ka hasur biznesi shqiptar gjatë vitit 2024. Ajo theksoi se sektorët e fasonëve, fermerëve dhe rikthimit të grumbulluesve dhe eksportuesve kanë kaluar një vit të vështirë, të cilin e përshkroi si një vit “mbijetesë”. Katiaj vlerësoi se viti 2025 do të jetë një vit konsolidimi për këto sektorë, duke u fokusuar në mundësitë për zhvillim, sidomos për produktet vendase.
Ajo paralajmëroi se sektori i fasonëve do të përballet me më shumë mbyllje, por gjithashtu pati shpresa për zhvillim në tregje të reja, si tregu amerikan, që mbetet ende i paeksploruar. Nga ana tjetër, Katiaj vuri në dukje zhvillimin e sektorit të bimëve mjekësore, që ka pasur më shumë sukses dhe mundësi eksporti. Megjithatë, ajo theksoi nevojën e mbështetjes financiare dhe likuiditetit, një çështje që ka ndikuar negativisht në rritjen e sektorit të fasonëve.