Menu

Shoqata “Industria e Bimëve Aromatike dhe Mjekësore”

Gjoka: Mbështetja financiare dhe fondet e BE, kyç për rritjen e eksporteve dhe mbijetesën e sektorit

Në pjesën e dytë të emisionit Alert, moderuar nga Granit Sokolaj, u trajtua tema “Tarifat e Trump ,sa preken fermerët shqiptarë?”, me të ftuar Filip Gjokën, kryetar i Industrisë së Bimëve Aromatike dhe Mjekësore.

Gjoka tha se Filipina dhe Singapori janë ndër tregjet më potenciale për eksportin e bimëve mjekësore, ndërsa Shqipëria po kërkon të adoptojë modele të reja tregtare për t’u përshtatur me kërkesat globale. Sipas tij, është jetike që të hapen fondet e Bashkimit Europian për të mundësuar rritjen e kapaciteteve përpunuese në fabrikat shqiptare, duke synuar përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë ndaj vendeve si Egjipti dhe Gjermania.

Një pjesë e kompanive shqiptare tashmë konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Gjoka theksoi se me më shumë mbështetje financiare përmes granteve, si për sipërmarrësit ashtu edhe për fermerët, sektori mund të arrinte shitje deri në 100 milionë euro në vit.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e mekanizimit, kostot e larta të energjisë dhe naftës, si dhe mungesën e fuqisë punëtore, faktorë që ndikojnë negativisht në rendimentin dhe mbijetesën e kompanive në fund të muajit.

Sipas tij, politika kombëtare duhet të ndryshojë qasjen , jo t’u japë dritë jeshile importeve, por të krijojë vlerë për eksportet shqiptare.https://www.youtube.com/watch?v=O87FG3k-pHk&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Gjoka: Duhet të kthehet minimumi 10% i rimbursimit të TVSH-së drejtpërdrejtë tek fermeri

Kryetar i Industrisë së Bimëve Aromatike dhe Mjekësore, Filip Gjoka në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se duhet të kthehet 10% i rimbursimit të TVSH tek fermeri.

Gjoka: Nuk është e mjaftueshme për vetë situatën ku është sot të kostove, të fuqisë punëtore që është rrit, të pesticideve.

Duke parë një sërë kostosh ne na bëjnë të pabarabartë qoftë me Kosovën që e kemi fqinj.

Me Maqedoninë e Veriut nuk konkurrojmë dot dhe as me Serbinë.

Unë kam bërë thirrje që duhet ndryshuar kjo skemë.

Duhet të kthehet minimumi 10% i rimbursimit të TVSH drejtpërdrejtë tek fermeri.https://www.youtube.com/watch?v=O87FG3k-pHk

Elisabeta Katiaj: Turizmi ka sjellë vlerë të shtuar, Shqipëria duhet të distancohet nga politika për të arritur sukses

Në emisionin “Alert” të Ora News, të moderuar nga Granit Sokolaj, Elisabeta Katiaj theksoi rëndësinë e turizmit si një sektor që ka sjellë vlerë të shtuar për ekonominë e vendit. Ajo theksoi se disa vende kanë arritur sukses të madh duke zhvilluar turizmin në nivel ndërkombëtar dhe duke krijuar standarde të larta, ndërsa Shqipëria mund të arrijë të njëjtin nivel nëse distancohet nga politikat që ndërhyjnë në biznes. Katiaj theksoi se sektori privat, në bashkëpunim me administratën, ka mundësinë të krijojë përfitime dy-palëshe. Ajo apeloi për denoncimin e korrupsionit dhe për një angazhim më të madh për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve kyç si turizmi.https://fb.watch/wXXonvG6dc/?

Përpjekjet për Konsolidimin e Sektorit të Bujqësisë: Elisabeta Katiaj thekson Nevojën për një Qasje të Plotë dhe Zinxhir të Mbështetjes

Ftuar në   emisionin “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Elisabeta Katiaj, Nënkryetare e DHBDSH dhe Eksperte Kontabël, theksoi problemet e vazhdueshme që ka sektori i fermerëve dhe përpjekjet e pamjaftueshme për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe të balancuar të tij. Ajo shpjegoi se, edhe pse janë bërë përpjekje të shumta, ende nuk është arritur një paketë ideale që mund të ndihmojë në rregullimin dhe nxitur standardizimin, industrializimin dhe ndërkombëtarizimin e këtij sektori.

Katiaj theksoi rëndësinë e një qasjeje të plotë dhe të integruar për të mbështetur fermerët dhe grumbulluesit. Sipas saj, ky proces nuk mund të realizohet vetëm nga një element si politika fiskale apo mbështetje e kredive sovrane. Duhet një koordinim më i mirë dhe një vendim politik i qartë për të siguruar zhvillimin dhe konsolidimin e sektorit të bujqësisë. Katiaj vuri në dukje se është thelbësore të krijohet një zinxhir mbështetjeje që përfshin të gjitha nivelet e sektorit, nga fermerët tek procesorët dhe eksportuesit, për të ndihmuar në përparimin dhe përmirësimin e këtij sektori jetik për ekonominë e vendit.https://fb.watch/wXVNzc6brk/?

Edvin Prençe: 40 Biznese të Mbyllura dhe Rënie Eksportesh në 2024, 180 Milionë Euro Humbje Likuiditeti që i Mungojnë Ekonomisë Shqiptare

Edvin Prençe, Kryetar i Proexport Albania, ka diskutuar në emisionin “Alert”, të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, për gjendjen aktuale të sektorit të eksporteve dhe ndikimet e tij në ekonominë shqiptare. Ai theksoi se 40 biznese janë mbyllur dhe shumë të tjera kanë reduktuar kapacitetet e tyre prodhuese. Sipas tij, sektori ka pësuar një rënie të dukshme, me një ulje prej 16% të eksporteve, dhe kjo është një goditje e madhe për ekonominë shqiptare.

Ai shtoi se sektori i eksporteve përbën 40% të totalit të eksporteve shqiptare, dhe për çdo 200 produkte “Made in Albania”, 40 janë nga ky sektor. Një rënie e tillë ka shkaktuar një humbje prej 180 milionë eurosh likuiditeti, e cila ka ndikim në xhiron e konsumit dhe në jetën e përditshme të punonjësve. Për më tepër, kjo ka ndikuar në të ardhurat e shtetit, pavarësisht se qeveria ka shpallur një subvencionim të ardhurash për disa sektore.

Prençe gjithashtu theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë në prodhime dhe industritë vendase, duke vënë në dukje se ndihma e shtetit për sektorët si ndërtimi dhe turizmi mund të jetë e përkohshme, duke i krahasuar këto të ardhura me “fluska sapuni” që mund të mos kenë qëndrueshmëri afatgjatë. Ai theksoi se ka një mungesë të strategjive dhe veprimeve konkrete nga institucionet përkatëse që duhet të mbështesin sektorin dhe të sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë.

Elisabeta Katiaj: Investimet në Porto Romano dhe Logjistikë do të Nxisin Zhvillimin Ekonomik dhe Tregtinë Ndërkombëtare për Shqipërinë dhe Kosovën.

Në emisionin Alert, të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Elisabeta Katiaj, Nënkryetare e DHBDSH dhe Eksperte Kontabël, ka theksuar se Shqipëria është një vend që prodhon për disa nga markat më të mëdha botërore në industri si moda, por akoma nuk ka arritur të krijojë marka shqiptare që të hyjnë në tregun ndërkombëtar dhe të bëhen marka globale. Ajo theksoi rëndësinë e krijimit të brendeve shqiptare që mund të konkurronin në tregun e lirë dhe që të plotësonin standartet e tregut ndërkombëtar.

Katiaj theksoi se vitin 2024 për sektorët e ndërtimit dhe energjisë mund të konsiderohet si një cikël i suksesshëm dhe se zhvillimi i këtyre sektorëve do të vazhdojë edhe në vitin 2025. Ajo shpreson që investimi i shumëpritur në Porto Romano të bëhet fakt, i cili do të sjellë një zhvillim të qëndrueshëm për të paktën 10 vitet e ardhshme, jo vetëm në zonën përkatëse, por edhe në gjithë komunitetin dhe vlerën e zinxhirëve që do të ndikojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Ajo gjithashtu theksoi se impakti i zhvillimit të investimeve ka filluar të ndihet, sidomos në sektorin e logjistikës, i cili do të kthejë Shqipërinë në një fokus të rëndësishëm për tregtinë ndërkombëtare. Sipas Katiaj, Shqipëria ka mundësinë të shfrytëzojë logjistikën dhe transitin për Ballkanin, duke u pozicionuar si një qendër e rëndësishme për transaksionet tregtare dhe investimet fizike.

Edvin Prençe: Mbrojtja e Prodhuesve Shqiptarë dhe Rëndësia e Tregjeve të Hapura

Edvin Prençe, Kryetar i Proexport Albania, në emisionin Alert, të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, ka theksuar rëndësinë e ekonomisë së gjelbër për prodhuesit shqiptarë. Ai theksoi se, në fund të ditës, prodhuesi shqiptar nuk ka një treg të hapur dhe se çdo qeveri dhe shtet mundohet të mbrojë prodhuesin e brendshëm. Kjo është një sfidë për eksportuesit, pasi konkurrenca ndërkombëtare mund të jetë e ashpër dhe shumë shtete kanë masa mbrojtëse për të siguruar mbështetje për prodhuesit e tyre. Prençe nënvizon se është e rëndësishme që Shqipëria të krijojë mundësi për të mbrojtur dhe stimuluar prodhimin vendas, duke u përpjekur për të hapur tregje dhe mundësi të reja eksporti për produktet shqiptare.https://fb.watch/wUY9C71CHn/?

Filip Gjoka: Dialogu për biznesin në Shqipëri ka qenë në nivele të ulëta, nevojitet mbështetje dhe bashkëpunim mes sektorëve

Në emisionin “Alert”, të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Filip Gjoka, nga Shoqata “Industria e Bimëve Mjekësore”, ka theksuar se dialogu për vitin 2024 ka qenë në nivele shumë të ulëta gjatë pesë viteve të fundit. Ai ka përmendur se kjo ka sjellë nevojën për bashkimin e gjithë sektorëve të biznesit, duke krijuar një ide shumë të mirë që të gjithë të jenë të integruar në një “çadër” të përbashkët, ku të përfshihen të gjitha shoqatat dhe organizmat e lidhura me këtë industri. Kjo do t’u mundësonte të kenë një kontroll të përbashkët dhe të koordinuar me Ministrinë e Sipërmarrjes, që duhet të veprojë si mbrojtës dhe avokat i biznesit.

Gjoka theksoi se problemi është që, nëse nuk merr përgjigje të shpejta dhe zgjidhje për problemet që janë ngritur gjatë projekteve të mëparshme, mund të vazhdojmë të përballemi me një pasiguri më të madhe. Për shembull, sektori i bletarisë, si dhe sektori i bimëve mjekësore dhe perimeve, përballen me shumë vështirësi që kërkojnë një bashkëpunim më të madh dhe një angazhim të Ministrisë për të siguruar mbështetje dhe zhvillim.

Ai shtoi se për të rritur efikasitetin, duhet të krijohen më shumë lidhje dhe dialog midis hallkave të ndryshme të industrisë, me qëllim që të mund të gjenden zgjidhje dhe të avancohen si sektori i bletarisë, ashtu edhe sektorët e tjerë të bujqësisë dhe industrisë.

Elisabeta Katiaj: Fasonët dhe Fermerët, Sektore të Vështira, Por me Mundësi Zhvillimi në 2025

ftuar në “Alert”, modertuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Elisabeta Katiaj, Nënkryetare e DHBDSH dhe Eksperte Kontabël, diskutoi mbi problemet që ka hasur biznesi shqiptar gjatë vitit 2024. Ajo theksoi se sektorët e fasonëve, fermerëve dhe rikthimit të grumbulluesve dhe eksportuesve kanë kaluar një vit të vështirë, të cilin e përshkroi si një vit “mbijetesë”. Katiaj vlerësoi se viti 2025 do të jetë një vit konsolidimi për këto sektorë, duke u fokusuar në mundësitë për zhvillim, sidomos për produktet vendase.

Ajo paralajmëroi se sektori i fasonëve do të përballet me më shumë mbyllje, por gjithashtu pati shpresa për zhvillim në tregje të reja, si tregu amerikan, që mbetet ende i paeksploruar. Nga ana tjetër, Katiaj vuri në dukje zhvillimin e sektorit të bimëve mjekësore, që ka pasur më shumë sukses dhe mundësi eksporti. Megjithatë, ajo theksoi nevojën e mbështetjes financiare dhe likuiditetit, një çështje që ka ndikuar negativisht në rritjen e sektorit të fasonëve.

 

Sfidat e Eksportit të veshmbathjeve, Prençe: E nevojshme mbrojtja e prodhuesve shqiptarë

I ftuar në emisionin “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj në “Ora News”, lidhur me temën “Ekonomia në 1 vit, çfarë presin bizneset?”, Edvin Prençe, Kryetari “Proexport Albania”, shpjegoi situatën e eksportit të veshmbathjeve dhe sfidat që përballen prodhuesit shqiptarë.

Ai tha se aktualisht Shqipëria eksporton rreth 40 milionë veshmbathje në vit, por sasia e tregut të brendshëm nuk është një pengesë për prodhuesit shqiptarë.

Sipas Prençes, prodhuesit që janë të aftë të eksportojnë këtë sasi veshmbathjesh mund të prodhojnë edhe 4 milionë veshmbathje për tregun e brendshëm, pa pasur konkurrencë serioze.

Ai theksoi se një nga arsyet që pengon furnizimin e tregut të brendshëm është konkurrenca e padrejtë nga mallrat e përdorura dhe ato që importohen nga vende si: Turqia, të cilat kalojnë në treg përmes procedurave doganore që i lejojnë ato të zhdoganojnë në vende të tjera dhe të konkurrojnë me produktet shqiptare.

Prençe, gjithashtu, vuri në dukje se sektori i prodhimit në Shqipëri ka vështirësi edhe për faktin se nuk prodhohet lëndë e parë si fije dhe gjilpërë dhe për këtë arsye, lëndët e para mund të importohen, por me kosto të lartë.

Ai kërkoi që të bëhen ndryshime në politikën e taksave dhe doganave për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë dhe për të siguruar konkurrencë të ndershme.

“Nëse një prodhues shqiptar merr lëndën e parë nga Pakistani dhe e sjell në Shqipëri, e eksporton pastaj në Evropë, ai do të përballet me tarifa doganore dhe të tjera pengesa”, shtoi ai.

“Për këtë arsye, duhet të mbrojmë tregun dhe prodhuesit shqiptarë, të krijojmë mundësi për zhvillimin e eksportit pa u përballur me konkurrencë të padrejtë”, tha ai

Ai, gjithashtu, bëri thirrje për një qasje më të balancuar dhe më pak të nxituar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në politikat ekonomike, duke theksuar se Shqipëria duhet të përqendrohet në forcimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e industrive vendase përmes masave mbrojtëse dhe të qëndrueshme.