Menu

Filip Gjoka

Gjoka: Eksportet e bimëve mjekësore përballen me kthime për shkak të cilësisë, kërkohet rritje e standardeve në gjithë zinxhirin e prodhimit

Industria e bimëve mjekësore dhe aromatike në Shqipëri paraqet një panoramë me dy anë të medaljes: nga njëra anë, një sektor eksporti dinamik me rreth 34 kompani që dërgojnë mbi 180 produkte deri në Zelandën e Re, dhe nga ana tjetër, një treg i brendshëm i zhytur në informalitet dhe pa standarde të qarta, duke rrezikuar sigurinë e konsumatorit.

I ftuar në emisionin “Alert”, në “Ora News”, ishte Kryetari i Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, Filip Gjoka i cili u shpreh se ndërsa kompanitë eksportuese kanë bërë investime të konsiderueshme për të përmbushur kërkesat e tregjeve ndërkombëtare, ato ende përballen me sfida serioze.

Problemet me cilësinë çojnë shpesh në kthimin e produkteve mbrapsht, duke dëmtuar reputacionin dhe duke shkaktuar humbje financiare. Këto “reklamime”, siç quhen në zhargonin tregtar, janë një kambanë alarmi për nevojën e rritjes së standardeve në të gjithë zinxhirin e prodhimit, që nga grumbullimi e deri te përpunimi.

“Para vite deri para viteve ’90, gama e produkteve ka qenë shumë më e madhe, për arsye se ka pasur popullsi më të madhe, janë për disa arsye të cilat s’po marrim kohë.

Sot jemi me rreth 180 e ca produkte botanikale, erëza, fruta, rrënjë, si të thuash indirekt që jemi të pranishëm në tregjet e eksportit.

Faktikisht në eksport, që ne jemi rreth 34 kompani të mëdha e të vogla që konkurojmë dhe eksportojmë tashmë, një pjesë e tyre edhe deri në Zelandën e Re, kanë bërë investime dhe vazhdojnë të qëndrojnë besnik prodhimit që shkojnë atje, sepse ka probleme me tregun ku është atje dhe shpeshherë ka patur dhe ka shumë reklamime, të cilët kthehen mbrapsht për arsye cilësore.

Unë do të thoja që tregu i brendshëm i bimëve dhe i çajrave, të cilët ne, shumicë e tyre i kemi mjaft të mrekullueshme, përfaqësuesit i ka certifikuar disa zona, e di fort mirë, por nuk mund ta bëjnë se është grumbulluar 800 metra në Dajt, apo është grumbulluar në malet e Pukës e Tropojës, nuk mund ta bëjë organike në mënyrë automatike.

Unë nuk duhet të marr shkas, sepse duke qenë që unë jam i kësaj industrie, nuk duhet të flas apo nuk duhet të godas cilindo që merret me këtë, sepse është një, është një sektor dhe një biznes goxha i vështirë.

A ke ujë i nderuar? Shpeshherë kur kemi pasur kthime mbrapsht, kemi patur probleme edhe për dogana, të cilën një pjesë e ka kërkuar dhe me ja shkatërruar atë mall.

Mbase dhe në mënyrë dhe të padrejtë, për shembull siç janë PA-të dhe teatë, që mund ta shpjegojë pak më vonë zoti Sazan.

Por në tregun e brendshëm është për t’u habitur, kur fëmija jonë sëmuret, kërkojnë kamomil? Kërkojnë boronicë, kërkojnë një bimë i cili pyesin mjekun. Duhet që kushtet dhe standardet, së pari duhet të vendosen tek këta operatorë, të cilët sot dalin në treg dhe janë përballë”, u shpreh Gjoka.

Elisabeta Katiaj: Fasonët dhe Fermerët, Sektore të Vështira, Por me Mundësi Zhvillimi në 2025

ftuar në “Alert”, modertuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Elisabeta Katiaj, Nënkryetare e DHBDSH dhe Eksperte Kontabël, diskutoi mbi problemet që ka hasur biznesi shqiptar gjatë vitit 2024. Ajo theksoi se sektorët e fasonëve, fermerëve dhe rikthimit të grumbulluesve dhe eksportuesve kanë kaluar një vit të vështirë, të cilin e përshkroi si një vit “mbijetesë”. Katiaj vlerësoi se viti 2025 do të jetë një vit konsolidimi për këto sektorë, duke u fokusuar në mundësitë për zhvillim, sidomos për produktet vendase.

Ajo paralajmëroi se sektori i fasonëve do të përballet me më shumë mbyllje, por gjithashtu pati shpresa për zhvillim në tregje të reja, si tregu amerikan, që mbetet ende i paeksploruar. Nga ana tjetër, Katiaj vuri në dukje zhvillimin e sektorit të bimëve mjekësore, që ka pasur më shumë sukses dhe mundësi eksporti. Megjithatë, ajo theksoi nevojën e mbështetjes financiare dhe likuiditetit, një çështje që ka ndikuar negativisht në rritjen e sektorit të fasonëve.

 

Sfidat e Eksportit të veshmbathjeve, Prençe: E nevojshme mbrojtja e prodhuesve shqiptarë

I ftuar në emisionin “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj në “Ora News”, lidhur me temën “Ekonomia në 1 vit, çfarë presin bizneset?”, Edvin Prençe, Kryetari “Proexport Albania”, shpjegoi situatën e eksportit të veshmbathjeve dhe sfidat që përballen prodhuesit shqiptarë.

Ai tha se aktualisht Shqipëria eksporton rreth 40 milionë veshmbathje në vit, por sasia e tregut të brendshëm nuk është një pengesë për prodhuesit shqiptarë.

Sipas Prençes, prodhuesit që janë të aftë të eksportojnë këtë sasi veshmbathjesh mund të prodhojnë edhe 4 milionë veshmbathje për tregun e brendshëm, pa pasur konkurrencë serioze.

Ai theksoi se një nga arsyet që pengon furnizimin e tregut të brendshëm është konkurrenca e padrejtë nga mallrat e përdorura dhe ato që importohen nga vende si: Turqia, të cilat kalojnë në treg përmes procedurave doganore që i lejojnë ato të zhdoganojnë në vende të tjera dhe të konkurrojnë me produktet shqiptare.

Prençe, gjithashtu, vuri në dukje se sektori i prodhimit në Shqipëri ka vështirësi edhe për faktin se nuk prodhohet lëndë e parë si fije dhe gjilpërë dhe për këtë arsye, lëndët e para mund të importohen, por me kosto të lartë.

Ai kërkoi që të bëhen ndryshime në politikën e taksave dhe doganave për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë dhe për të siguruar konkurrencë të ndershme.

“Nëse një prodhues shqiptar merr lëndën e parë nga Pakistani dhe e sjell në Shqipëri, e eksporton pastaj në Evropë, ai do të përballet me tarifa doganore dhe të tjera pengesa”, shtoi ai.

“Për këtë arsye, duhet të mbrojmë tregun dhe prodhuesit shqiptarë, të krijojmë mundësi për zhvillimin e eksportit pa u përballur me konkurrencë të padrejtë”, tha ai

Ai, gjithashtu, bëri thirrje për një qasje më të balancuar dhe më pak të nxituar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në politikat ekonomike, duke theksuar se Shqipëria duhet të përqendrohet në forcimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e industrive vendase përmes masave mbrojtëse dhe të qëndrueshme.

Katiaj: Në 2025-n, me rëndësi investimet për sektorët kyç të ekonomisë. Garancia sovrane nuk funksionoi tek fasonët

E ftuar në emisionin “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj në “Ora News”, lidhur me temën “Ekonomia në 1 vit, çfarë presin bizneset?”, Elisabeta Katiaj, Nënkryetare e DHBDSH dhe Eksperte Kontabël, diskutoi mbi pritshmëritë për vitin 2025 dhe rëndësinë e planit të integrimit.

Ajo theksoi se viti 2025 do të shënojë një fazë të re rritjeje për ekonominë, për shkak të implementimit të planit të rritjes, i cili ka përfshirë një dialog të suksesshëm me qeverinë gjatë vitit 2024.

Katiaj shtoi se, pavarësisht se 2025 do të jetë një vit elektoral, plani i rritjes do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë shqiptare, për shkak të fondeve të ofruara përmes granteve dhe kredive të buta. Ky plan fokusohet në tre prioritete: ekonominë e gjelbër, ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe konsolidimin e ligjit për investimet e huaja dhe strategjinë e investimeve strategjike.

Ajo, gjithashtu përmendi rëndësinë e paketës së re për zonat e lira ekonomike dhe përpjekjet për planifikimin dhe orientimin e ndihmës ekonomike evropiane, që do të fillojë të zbatohet gjatë vitit 2025.

Katiaj shpreson që plani i masave të jetë konkret, i orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe pa asnjë element selektiv.

Në lidhje me sektorin e fasonëve, ajo shpjegoi se ndikimi i kredive sovrane nuk ka dhënë rezultate pozitive deri më tani.

Sektori i fasonëve ka një cikël të vlerës së shtuar që zgjat nga 3 deri në 5 vjet dhe për këtë arsye është e nevojshme të krijohet një cikël ri-investimi, sidomos në aspektin e teknologjisë dhe krijimit të markave vendase.

Industria e Bimëve Mjekësore, Gjoka: Ka humbje të fuqisë punëtore dhe kostot janë më të larta në Rajon

I ftuar në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në “Ora News”, Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (IBMA-AMAP), Filip Gjoka foli për situatën e industrisë së bimëve dhe erëzave mjekësore, duke theksuar vështirësitë që ka kaluar sektori.

“Industria e fasoneve është po aq e vështirë sa sektori i bimëve dhe erëzave mjekësore. Viti 2024 ka qenë shumë i vështirë për shkak të zhvlerësimit të euros dhe dollarit, si dhe largimit të fuqisë punëtore të grumbulluesve nga zonat rurale drejt zonave urbane. Më e keqja është se ky fenomen është drejtuar edhe drejt Bashkimit Evropian, çka ka sjellë mungesë grumbulluesish në zonat e thella malore dhe ka vështirësuar punësimin në fabrika”, tha ai.

Gjoka vazhdoi duke shtuar se: “Pavarësisht se në fabrika kemi marrë punëtorë nga India, tani presim të vijnë edhe nga Bangladeshi dhe Filipinet. Megjithatë, problemi i madh për industrinë tonë mbetet shitja e lëndës së parë dhe mungesa e investimeve. Kemi kosto shumë të larta në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit, për shkak të naftës, energjisë elektrike dhe krahut të punës”.

Ai përmendi, gjithashtu, se edhe pse ky vit ka qenë i vështirë, kompania e tij nuk ka mbyllur me rritje, siç ishte parashikuar. Ky është viti i dytë që kompania nuk arrin rezultatet e dy viteve të kaluara, kur kishte një rritje prej 3-4%.

“Në vitet e kaluara, kishim pasur rritje edhe deri në 12%, por këtë vit, situata ka qenë më e vështirë”, shtoi Gjoka.