Menu

Eksperte Ekonomie Enriko Ceko – Ekspert Ekonomie

Muhaxheri: Në Kosovë është duke u abuzuar me çmimet nga ana e marketeve, shteti nuk ndërhyn

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Arton Muhaxheri – Ekspert Ekonomie, tha se në Kosovë është duke u abuzuar me çmimet nga ana e marketeve.

Muhaxheri: Në Kosovë dhe kudo janë një varg indikatorësh që janë të lidhur ngushtë me politikat ekonomike të shtetit. Në momentin që ne ballafaqohemi me çmimet e larta në markete, shteti nuk po e luan rolin që i takon.

Rasti i Kosovës ka të bëjë me abuzim të çmimeve sesa janë thjeshtë çmime të larta. Marketet janë duke abuzuar me këtë situatë që është duke ndodhur këtu. Në Kosovë mund ta them lirisht se po abuzohet.emisioni plotë https://www.youtube.com/watch?v=_qWfi5xeWeY

Aktivisti nga Kosova tregon se si nisi bojkotimi i marketeve për shkak të çmimeve

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Flondi Krasniqi Aktivist në Prishtinë tha se ideja ka nisur para nja një jave duke marrë frymëzim nga çmimet e larta kohëve të fundit.

Krasniqi: Ideja ka nisur para nja një jave duke marrë frymëzim nga çmimet e larta kohëve të fundit. Mirëpo duhet thënë se po ashtu jemi frymëzuar nga Kroacia sepse atje ka ndikuar vërtetë bojkoti. Kemi parë se të gjitha vendet e rajonit kanë bërë bojkot dhe kemi parë vetëm Kosovën dhe Shqipërinë pa plan për Bojkot. Këtu lindi ideja për këtë iniciativë. emisioni plotë https://www.youtube.com/watch?v=_qWfi5xeWeY

Bojkotimi i marketeve në Ballkan/ Radoshniqi: Shqiptarët të ngrihen për të drejtën e tyre

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Dr. Romina Radoshniqi – Pedagoge, Eksperte Ekonomie tha se të gjithë njerëzit duhet të ngrihen dhe të bojkotojnë marketet për çmimet.

Radoshniqi: I gjithë populli duke filluar qysh nga njerëzit me atë ardhura të ulta dhe intelektualë që të sensibilizohemi dhe të ngrihemi për të drejtën tonë. Kemi një kosto shumë të lartë jetese. Edhe ata që kanë të ardhura mesatare, por kalojnë në kufirin varfërisë.

Nuk kanë mundësi të kursejnë dhe të gjitha shpenzimet, rreth 40% të pagës shkon për konsum. Kjo është një e dhënë e vjetruar sepse kemi të njëjtën shifër prej disa vitesh tashmë, pasi janë rritur çmimet dhe kostot e jetësës është një gjë që duhet mbështetur nga të gjithë shqiptarët.

emisioni plote https://www.youtube.com/watch?v=_qWfi5xeWeY

Ceko: Shqiptarët kanë problem kryesor kostot e jetesës, ka rënë koncepti i kërkesës dhe ofertës

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Enriko Ceko – Ekspert Ekonomie, Pedagog tha se shqiptarët kanë si probleme kryesor kostot e jetesës që lidhem me çmimet.  

Ceko: Para 4 vitesh shqiptarët janë pyetur se cilët janë problemet e tyre kryesore. Ata janë përgjigjur, papunësia, korrupsioni dhe shëndetësia. Aso kohe 57% thanë papunësia, këtë e zgjidhem duke larguar 600 mijë nga Shqipëria. Dy javë më parë janë pyetur dhe kanë thënë se janë çmimet në 43% dhe 30% kostoja e jetesës që lidhen me çmimet.

Çështja kryesore e Shqipërisë është që në vendin tonë është shkatërruar komplet koncepti i kërkesës dhe ofertës, sepse nuk e kemi kuptuar mirë se çfarë do të thotë liri ekonomike. Njerëzit përpiqet që të ndërtojnë një sistem ku duan të jetojnë mirë dhe ekstremet janë diktatura, dhe liria e shfrenuar, kaosi apo anarkia.

emisioni plotë https://www.youtube.com/watch?v=_qWfi5xeWeY