Menu

ish-Zv.ministër i Bujqësisë

“Udhëzimi për nr. e loteve në ushqim” Allaraj: Një risi, konsumatori merr informacion të detajuar.

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, me temë  “Udhëzimi për nr. e loteve në ushqim” Yllka Allaraj, inspektore në AKU tha se Udhëzimi nr. 15 për treguesin dhe shenjat identifikuese për lotin në ushqime është një risi.

Allaraj: Udhëzimi nr. 15 për treguesin dhe shenjat identifikuese për lotin në ushqime për mua është një risi. Ky lloj udhëzimi e bën të mundur që të funksionojnë si për autoritetet që bëjnë gjurmueshmërinë dhe ashtu edhe operatorët e biznesit ushqimor, që janë detyruar që produktet e tyre që i hedhin në treg duhet t’i kenë të shoqëruar me një etikë, që është pasaporta e produktit, në mënyrë që konsumatori të marrë informacion të detajuar.https://www.youtube.com/watch?v=FASs6OxIt10

“Udhëzimi për nr. e loteve në ushqim” Zusi: shumë gjë e mirë që është bërë, rritur sigurinë

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, me temë  “Udhëzimi për nr. e loteve në ushqim” Alban Zusi, ish-zv. ministër i Bujqësisë tha se kjo gjë është shumë mirë që është bërë.

Zusi: Le t’i gëzohemi faktit që ndodhi dhe të themi se është një ngjarje shumë e mirë. Po ta kishim bërë me shpejt, më mirë do të ishte, por fakti që është bërë dhe jemi dëgjuar, ne e kemi ngritur si gjë, dhe besoj se vendosja e lotit është vendosja e themelit të sigurisë ushqimore. Absolutisht që është një notë nëntë, sepse për 10 duhej më shumë konsultime.https://www.youtube.com/watch?v=FASs6OxIt10&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE