Menu

kokaina

(Video dhe foto ekskluzive) Ja kontenieri ku u gjet kokaina, kishte dy ditë që gjurmohej

15 kilogramë kokainë është kapur në Portin e Durrësit mesditën e sotme, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori.  Kjo është pamje e kontenierit e siguruar nga alert.al. Theksojmë se Policia u kujdes që ta mbante median larg vendit ku u bë kontrolli i kamionit.

Ngarkesa vinte për llogari të një kompanie shqiptare, ndërsa kontejneri kishte mbërritur në Portin e Durrësit që dy ditë më parë dhe ishte nënë vëzhgimin e autoriteteve për të kapur personin që do të shkonte për të marrë ngarkesën.

Ky person, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, është shoqëruar nga Policia, ndërsa po ashtu autoritetet kanë shoqëruar edhe një të dyshuar tjetër.

alert.al./

Kokaina, Policia: Gjetëm 14 pako me drogë, dy persona të dyshuar janë shoqëruar

Policia jep detaje për drogën e kapur në portin e Durrësit, në një kamion me banane, duke konkretizuar se janë 14 pako me kokainë. Për hetime të mëtejshme janë shoqëruar në POlici dy persina të dyshuar.

Port, Durrës /Informacion paraprak

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidenton dhe sekuestron deri në këto momente 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Shoqërohen në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dy persona.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me banane për llogari të një firme në Shqipëri.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, deri tani janë gjetur të fshehura 14 pako të mbushra me lëndë narkotike të dyshuar kokainë . Kontrolli vijon.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë shoqëruar dy persona për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.