Menu

Lezhe

Përplasen katër makina në aksin Lezhë-Shkodër, raportohet për disa të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër teksa 4 automjete janë përplasur. Sipas njoftimeve paraprake, nga përplasja kanë mbetur disa të plagosur.

Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Ndërkohë një prej automjeteve ka përfunduar jashtë rrugës ndërsa trafiku është rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga policia janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 18 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjëndje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2356 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

alert.al/