


Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Ersida Teliti, Drejtoreshë Qendra Konsumatori Shqiptar tha se mbyllja e këtyre rrjeteve nuk duhet parë si cenim i privatësisë, sepse teknologjia është duke shkuar përtej asaj që është krijuar.
Teliti: Unë kam vetë një djalë në moshën e djalit të vrarë që e ka përjetuar këtë tragjedi. Kjo është një situatë që ehte prezente e cila nuk kërkon dhe nuk jepet zgjedhje me mbylljen e rrjeteve sociale.
Këto janë rrjetet sociale që janë duke u përdorur nga persona për të arritur objektivat e tyre dhe për të dhënë modele jo cilësore dhe të mira. Mbyllja e këtyre rrjeteve në gjykimin personel nuk duhet parë si cenim i privatësisë, sepse teknologjia ehte duke shkuar përtej asaj që është krijuar.
Në emisionin “Alert” nga Granit Sokolaj ne Ora News, Ermelinda Hoxhaj, gazetare tha se vrasja e 14-vjeçarit është një kambanë alerti që nuk është se ka rënë sot, ka vite.
Hoxhaj: Mjaft më, nuk është normale! Mendoj se kjo është një kambanë alerti që nuk është se ka rënë sot, ka vite, por ne nuk kemi reagimin e duhur. Njerëzit nuk mbajnë më përgjegjësi, sepse nis nga ajo personale, por shkolla është një institucion që ka një protokoll dhe një propozim. Nëse ndodhi konflikti njofto prindin dhe policinë, por në fakt kjo gjë nuk ndodhi. Nuk mund t’i lëmë fëmijët që të vriten. Sigurisht që rrjetet sociale kanë probleme edhe në vendet e tjera, për dhunën dhe bullizmin, duke u reflektuar tek të rinjtë.
Në emisionin “Alert” nga Granit Sokolaj ne Ora News, Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare tha se vrasje Martin Canit ishte është e paralajmëruar si gjë dhe është një realitet në të gjitha shkollat.
Qiraxhi: Zyra jonë është afër shkollës Fan Noli. Edhe banorët aty thonë se ka një kthesë afër Pazarit të Ri dhe aty të rinjtë mblidheshin dhe futnin dikë në rreth. Banorët kanë njoftuar policinë dhe ishte bërë një gjë normale, duke kujtuar se ka qenë një sherr si gjithmonë. Kjo është një situatë shumë madhe dhe e kemi të pamundur që të mos jemi emocionalë. Kjo është e paralajmëruar si gjë dhe është një realitet në të gjitha shkollat. Rama e fut debatin tek mbyllja e rrjeteve sociale, kjo është llahtari!
Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër teksa 4 automjete janë përplasur. Sipas njoftimeve paraprake, nga përplasja kanë mbetur disa të plagosur.
Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës.
Ndërkohë një prej automjeteve ka përfunduar jashtë rrugës ndërsa trafiku është rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga policia janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 18 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjëndje të dehur.
Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2356 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.
alert.al/
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:40 të mëngjesin pranë Currilave.
Pesë automjete janë përplasur, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale, teksa një vajzë e re sipas dëshmitarëve ka mbetur e plagosur. Ajo është transportuar me ambulancë në spital. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
alert.al/
Transportimi i një të sëmure me urgjencë drejt spitalit, ka shkaktuar një aksident në zonën e 21- Dhjetorit, në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
alert.al/
Një automet tip Smart ka shpërthyer në flakë pak minuta më parë te kthesa e Kamzës në Tiranë. Mjeti ka marrë flakë sapo ngjit kthesën, në autostradë, ndërsa shoferi e ka braktisur.
Rruga, siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme ka qarkullim të lart mjetesh, ndërsa Smarti që ka shpërthyer në flakë lëviz mbrapsht në mënyrë të pakontrolluar duke qenë se është i ndezur. Shoferi ka dalë nga mjeti sapo kanë nisur flakët dhe ka lënë në rrugë.
Po ashtu, nga pamjet shihet se edhe mjetet e tjera janë të rrezikuara pasi Smart-i është në lëvizje dhe një “rrip” zjarri përshkon diagonalisht autostradën nga benzina e derdhur në të.
Njoftimi i Policisë
Më datë 23.06.2021, rreth orës 09:45, tek mbikalimi i Casa Italias, me drejtim lëvizje Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese S. E., 33 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
alert.al/
Zbardhet ngjarja te Casa Italia, në Tiranë, ku drejtuesi i nje mjeti përplasi dy makina dhe u largua me shpejtësi. Ai është një 22-vjeçar, që me sa duket ka ikur në panik për t’u fshehur.
Njoftimi i Policisë
Në vijim të veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit rrugor i ndodhur me datë 19.06.2021, në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ku një drejtues automjeti i paidentifikuar aksidentoi duke u larguar nga vendngjarja automjetin me drejtues shtetasin N. R., dhe për pasojë automjeti ka përplasur edhe automjetin tjeter me drejtues shtetasin D. P. Specialistët e Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore Tirane në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin me iniciative të drejtuesit të automjetit që u largua nga vendi i aksidentit shtetasi me iniciale J. L., 22 vjeç.
Ky shtetas, dyshohet se me datë 19.06.2021, duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ka aksidentuar dy automjete në levizje dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmën e parë të demtuarve. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërhyrë për të riparuar automjetin e dëmtuar si pasojë e aksidentit rrugor, me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.
alert.al/
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë tek këmbimi valutor në Korçë.
Një vajzë e cila drejtonte mjetin ‘Tip Benz’ teksa ishte duke parkuar i ka dhënë gaz automjetit duke përfunduar mbi trotuar. Si pasojë ka mbetur i lënduar një person i cili ishte duke kaluar në trotuar. Sipas burimeve i lënduari ka dëmtime të shumta në këmbë.