Menu

nafte pa taksa

Koncesioni Kastrati-Dulaku në portin e Sarandës/ Jahtet e marrin naftën 50 lek/l, ndërsa fermeri i subvencionuar 85lek/l

Në portin e Sarandës furnizohen jahtet turistike me karburant pa taksa. Sot në mëngjes një mjet i tillë paguante me 50 lek te reja litrin e naftës. Ligji favorizon furnizmin e këtyre mjeteve luksoze në emër të zhvillimit të turizmit. Ndërkohë, fermeret fitues nga subvencionimi naftes (nëse kjo skemë vazhdon pas mbarimit të fushatës elektorale) e marrin me 85 lekë të reja litrin. Ata që muk kanë arritur të përfitojnë, e paguajnë 170 lekë litrin e naftës.

Pamjet më poshtë janë filmuar sot në Portin e Sarandës ku po pritej të funizohej një jaht gjigant. Me ligjin shqiptar ato e marrin naftën të zhveshur nga të gjitha taksat, pra nafta e jahteve ka vetëm koston e karburantit dhe fitimin e firmës, që referohet çmimit të bursës.

Jahti që po furnizohej sot në Portin e Limionit. Më poshtë, foto e një jahti që furnizohej me naftë në Sarandë në shkurt 2021

Por, cilët janë përfituesit e kësaj sipërmarrjeje dhe sa do të vazhdojë kjo histori?

Porti i Limionit në Sarandë i është dhënë me koncesion për një afat prej 35 vitesh, bashkimit të përkohshëm të dy kompanive, “Kastrati” që zotërohet nga Shefqet Kastrati, dhe “Edil-Al”, nga Artan Dulaku. Kjo ndodhi në tetor të vitit 2019.

Një vit para këtij koncesioni, Qeveria ia kaloi me qira portin e Limjonit në Sarandë kompanisë “Concord Investment sh.p.k” (pronë a familjes Dulaku) kundrejt vlerës simbolike prej 1 euro për 20 vjet. Në planin e saj të biznesit kompania koncesionare parashikoi investimet në dy faza me një total prej 3.8 milionë euro.

Kjo procedurë që u kundërshtua fort nga operatorët e tregut të karburanteve ndaj të cilëve nisi të aplikohej një tarifë për të aksesuar portin ku bëhet furnizimi me karburante i jahteve. Kompanitë që janë shpallur fituese për koncesionin e ri kanë nënvizuar se do të investojnë në këtë port turistik dhe shërbimi 1.3 miliardë lekë apo 10.5 milionë euro.

Tani familja Dulaku dhe një tjetër kompani, në bashkëpunim me një nga biznesmenët e preferuar të qeverisë Rama, siç është Kastrati, e marrin koncesion portin që vazhdon jo 20 vite saç e morën herën e parë, por 35 vite. Sigurisht kanë edhe kontrollin mbi shitjen e naftës në këtë port.