Emisioni Alert, i moderuar nga Granit Sokolaj, transmetohet këtë të premte dhe është emisioni i dytë për këtë vit të ri 2026.
Ky edicion i kushtohet situatës së qarkullimit rrugor në periudhën pas ndërrimit të viteve, me fokus jo te festat, por te temperaturat e ulëta dhe ngricat që krijuan problematika serioze në rrugë dhe rritën ndjeshëm rrezikun për aksidente.
Diskutimi nuk synon të trajtojë shkaqet kla
sike të aksidenteve, si pakujdesia e drejtuesve të mjeteve apo shpejtësia tej normave të lejuara, por të analizojë sigurinë rrugore në kushtet e dimrit dhe masat që duhet të merren për të garantuar qarkullim të sigurt në situata të tilla atmosferike. Një nga çështjet më shqetësuese mbetet përdorimi i gomave të dimrit, një detyrim ligjor që ende nuk njihet dhe zbatohet gjerësisht, pavarësisht zonës ku jetojnë drejtuesit e mjeteve.
Në fokus janë edhe pamjet nga Rruga e Kombit më 2 janar, ku u regjistruan aksidente zinxhir me përfshirjen e një numri të madh automjetesh, autobusësh dhe furgonësh, në një segment ku nuk kishte reshje bore, por ngricë të krijuar nga reshjet e shiut të ngrira në asfalt. Mungesa e ndërhyrjes në kohë me borëpastruese dhe hedhjen e kripës e përkeqësoi situatën, duke krijuar vështirësi edhe për mjetet e emergjencës.
Problematika të ngjashme u evidentuan edhe në akse të tjera, si bllokimi për orë të tëra i aksit Qafë Thanë–Elbasan, si dhe aksidente të rënda të lidhura drejtpërdrejt me kushtet e motit.
Për të analizuar shkaqet teknike dhe institucionale dhe për të diskutuar përgjegjësitë në menaxhimin e situatave dimërore, në studio janë të ftuar Arjana Hasani, Përgjegjëse e Sektorit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në ARRSH, Ing. Fatmir Hasho, ekspert i sigurisë rrugore, si dhe Fisnik Ziçishti, shef sektori dhe ekspert i sigurisë rrugore në Akademinë e Sigurisë.

Sipas tij, kjo mungesë prezence dhe veprimi po vë në rrezik serioz jetën e drejtuesve të mjeteve, duke theksuar se neglizhenca fillon që nga kontrollet bazë, siç janë ato të gomave të automjeteve.
“Atëherë, duke qenë se dhe emisioni është për mbrojtjen e konsumatorëve, policia e para një herë t’i kontrollojë gomat edhe të verës, se te kontrolli teknik i mjeteve, se që aty duhet të fillojë problemi, nuk kontrollohen gomat, i vetmi element që nuk ka asnjë shënim, është gjendja e gomave të mjetit.
Që në urën e Milotit. Mjetet, kontroll, bile direkt ashtu siç kontrollojnë nganjëherë, që kanë qejf, patentat, dokumentat e të tjera e të tjera, çdo mjet, kthehu dhe pa asnjë lloj, domethënë, asnjë lloj hezitimi, e para, dhe e dyta, kontrolli nëpër rrugë.
Sepse ne kemi dhe raste të tjera, ku ndodh një aksident i vogël rrugor, një përplasje e vogël mjetesh, bëhet vargu edhe 10 km dhe nuk është një punonjës policie të shkojë me motorr, të qetësojë njerëzit.
Ne i marrim gjithmonë informacionet përpara nga stacionet meteorologjike për motin dhe paralajmërojmë kompanitë e mirëmbajtjes, marrin masa për të qenë të përgatitur për situatën dhe gjithmonë para paraprijmë situatës, domethënë dhe jemi të gatshëm në çdo moment që borëpastruesja me fillimin e reshjeve të kalojë të hedhi dhe kripën.
Nuk bllokohet as nga mungesa e borëpastrueses dhe as nga mungesa e hedhjes së materialeve të kripës.
Dhe pavarësisht sepse sezoni dimëror fillon nga 15 nëntori deri më 31 mars, ajo emergjenca zyrtare që ne themi, ne na ka qëlluar që bie borë edhe në prill, na ka qëlluar dhe në maj i vjetmë ra borë. Ose ka qëlluar dhe në tetor dhe prapë kompanitë i kemi të kompletuara, sepse janë kompani që janë specializuar për mirëmbajtjen e periudhës dimërore”, u shpreh Hasani.Për të ndjekur emisionin e plotë klikoni më poshtë:youtube.com/watch?v=PijdiEPBkio&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
“Policia e Shtetit, që në fillimin e vitit shkollor, pra, ka marrë masat duke shkuar shkollë pas shkolle dhe duke bërë një promocion pra, te studentët, te nxënësit, të cilët janë edhe të papatentizuar, që t’i thonë prindërve që të përdorin mjetet antirrëshqitëse kur shkojnë në turizmin malor.