Menu

Per’puthen

A do të kthehet Ledjana tek Mevlani? Ja përgjigja e konkurrentes së “Për’puthen”

Bukuroshja Ledjana Prenga vendosi që rrëfimin e parë pas ndarjes me Mevlanin ta bënte në limuzinën e ‘Glamour Zone’ përballë moderatores Ester Bylyku. Pasi qëndroi gjatë në heshtje për ndarjen e saj me Mevlanin, Ledjana Prenga rikthehet në ekran ku rrëfeu të vërtetat e saj përfshirë edhe arsyen e ndarjes me Mevlanin si dhe komentoi të vërtetën e këngëve të tij.

Ester Bylyku: Cili është gjesti më fallso që Mevlani ka bërë për ty?

Ledjana Prenga: “Fakti që përmend çdo gjë që bën nuk më pëlqen. Sepse ai thotë që ka bërë shumë për mua por çfarë ka bërë? Ne gjithçka e bëjmë me reklama. Edhe këngën e dytë që tha se e ka bërë për mua gënjeu. Ajo është këngë ndarje dhe është bërë shumë kohë më parë.”

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse do të rikthehej me Mevlanin, Ledjana u përgjigj shkurt: “Jo nuk kthehem më me të.”

E martuar në Belgjikë?

Pasi dha versionin e saj të ndarjes nga Mevlani preku dhe një temë që është përfolur shumë nga mediet.

Ester Bylyku: Ku ka zë nuk është pa gjë! Ështe thënë që je e martuar në Belgjikë ke dhe fëmijë, nuk besoj se njerëzit shpikin kot si qëndron e vërteta?

Ledjana Prenga: Jam kurioze për faktin që kanë 5 muaj që e përmendin këtë pjesë, po ku qenka ai burrë që s’po del? Se edhe nën dhe të ishte do ngrihej e të thoshte: Jam burri Ledjanës. Unë jam ai fatlumi ose fatkeqi. Nuk kam qenë asnjëherë e fejuar ose e martuar në Belgjikë.

Ledjana sqaroi edhe raportet me Melisën. Zënka e tyre nisi pas një postimi nga ana e saj në Instagram. Mediet e interpretuan sikur ishte dedikim për Melisën, por në fakt nuk ishte. Pasi theksoi se vajzat nuk kanë kontakt me njëra tjetrën dhe nuk janë sqaruar Ledjana shtoi: ”Nuk mund të më thuash mua fallco, në një ambient ku unë nuk jam e pranishme. E për më tepër kur vetë çfarë nuk ke bërë.”. /RTVora/

Rebelja largohet nga “Për’puthen+40”, Luljeta rrëfen arsyen

Luljeta Nallbani është një grua në të 60-tat që kërkonte në “Për’puthen+40” një partner për të kaluar jetën. Luljeta tregoi se i pëlqen shumë të udhëtojë, të merret me palestër dhe të eksperimentojë me look-un e saj.

Ajo pati disa takime në emision, por Luljeta ka marrë një vendim të papritur. Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, Luljeta tha se është larguar zyrtarisht nga “Për’puthen”, sepse e kishte të pamundur që të ishte e pranishme çdo ditë në program duke qenë se i duhet të udhëtojë nga Fieri drejt Tiranës.

Luljeta nuk arriti ta gjente partnerin e jetës në “Për’puthen +40” dhe ditën e sotme konfirmoi se nuk ka ende asnjë person në zemrën e saj. Madje ajo pohoi se edhe Xhuzepen, burrin nga Italia që erdhi posaçërisht për të në emision, e takoi për respekt por nuk është për të.

Moderatori Ermal Peçi e pyeti nëse veprimet dhe deklaratat e saj të forta i ka bërë për shoë apo kështu është dhe në jetën reale. Ajo tregoi se gjithmonë ka qenë rebele, madje në kohën e diktaturës ka marrë fletë rrufe për shkak të stilit të saj.

“Mua nuk më ndryshon as programi, as Zoti që është lart nuk më ndryshon. Kështu kam lindur me këtë mendje. Në kohën e Enverit kam marrë fletë rrufe, me pantallona kauboj,flokët e gjata i lyeja me ujë të oksigjenuar, manikyrin e bëja me peçikllaz”, u shpreh Luljeta.

alert.al/

Tha se u bë xheloze për të, Jasmina i përgjigjet me thumba Shqipes

Në puntatën e fundit të këtij sezoni të “Për’puthen”, Shqipja tregoi një moment nga festa e madhe që produksioni ka organizuar disa ditë më parë. Sipas saj, Jasmina e kishte lagur me shampanjë për shkaqe xhelozie.

Shqipja zbuloi se kjo kishte ndodhur në momentin kur ajo po kërcente me Andin. Ajo ka shtuar se në këto çaste, Jasmina është afruar pranë tyre dhe ka lagur Andin me shampanjë nga inati, por duket se me këtë rast është lagur edhe Shqipja.

Konkurrentët e tjerë e justifikuan veprimin e Jasminës në një farë mënyre, mdërsa Shqipja shprehej e bindur se Jasmina kishte vepruar kështu nga xhelozia.

Edhe pse Jasmina nuk ishte në studio kur Shqipja bëri këtë deklaratë, ajo ka vendosur që të reagojë përmes një postimi në “Instagram”. Ajo ka publikuar një koment të Elvisit, i cili i ka dalë në mbrojtje Jasminës në një postim të bërë në faqen e “Top Channel”.

“Hahahaha. Imagjino të përplasen 2 makina në rrugë dhe zogu që është mbi shtyllën e tensionit të thotë ‘aksidentin e shkaktova unë se isha aty’”, shkruan Loco.

Jasminës i ka pëlqyer komenti dhe e ka ripostuar në profilin e saj, duke shtuar: “Për situatën nuk dua të jap detaje, ndërsa për deliret e personave që s’u rri dot, kjo është përgjigja më epike që mund të kishte!”.

Ndërsa në postimin e emisionit ajo ka komentuar: “Ça flisni o aman se s’ka lidhje me zogjtë e me laraskat asgjë! Shampanja është hedh për arsye të tjera që s’ka të bëjë as femër as mashkull”.