Menu

Tha se u bë xheloze për të, Jasmina i përgjigjet me thumba Shqipes

Në puntatën e fundit të këtij sezoni të “Për’puthen”, Shqipja tregoi një moment nga festa e madhe që produksioni ka organizuar disa ditë më parë. Sipas saj, Jasmina e kishte lagur me shampanjë për shkaqe xhelozie.

Shqipja zbuloi se kjo kishte ndodhur në momentin kur ajo po kërcente me Andin. Ajo ka shtuar se në këto çaste, Jasmina është afruar pranë tyre dhe ka lagur Andin me shampanjë nga inati, por duket se me këtë rast është lagur edhe Shqipja.

Konkurrentët e tjerë e justifikuan veprimin e Jasminës në një farë mënyre, mdërsa Shqipja shprehej e bindur se Jasmina kishte vepruar kështu nga xhelozia.

Edhe pse Jasmina nuk ishte në studio kur Shqipja bëri këtë deklaratë, ajo ka vendosur që të reagojë përmes një postimi në “Instagram”. Ajo ka publikuar një koment të Elvisit, i cili i ka dalë në mbrojtje Jasminës në një postim të bërë në faqen e “Top Channel”.

“Hahahaha. Imagjino të përplasen 2 makina në rrugë dhe zogu që është mbi shtyllën e tensionit të thotë ‘aksidentin e shkaktova unë se isha aty’”, shkruan Loco.

Jasminës i ka pëlqyer komenti dhe e ka ripostuar në profilin e saj, duke shtuar: “Për situatën nuk dua të jap detaje, ndërsa për deliret e personave që s’u rri dot, kjo është përgjigja më epike që mund të kishte!”.

Ndërsa në postimin e emisionit ajo ka komentuar: “Ça flisni o aman se s’ka lidhje me zogjtë e me laraskat asgjë! Shampanja është hedh për arsye të tjera që s’ka të bëjë as femër as mashkull”.

Related Posts