Menu

pjesa 1: Taksat e makinave

DPSHTRR dhe Ministria e Bujqësisë sqarojnë taksat dhe rrezikun nga sëmundjet e kafshëve

Emisioni “Alert” i moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News trajtoi këtë të premte dy tema me interes publik.

Në pjesën e parë u diskutua çështja e taksave të makinave. I ftuar ishte Arben Progni, Drejtor i Regjistrimit të Mjeteve në DPSHTRR. Progni sqaroi se DPSHTRR-ja, sipas ligjit të taksave kombëtare dhe udhëzimeve përkatëse, ka rol në llogaritjen, arkëtimin dhe transferimin e taksave të mjeteve. Ai tha se institucioni është i angazhuar në sensibilizimin dhe njoftimin e qytetarëve për detyrimet e tyre, përmes sistemit elektronik dhe platformës e-Albania.

Në pjesën e dytë u trajtuan sëmundjet infektive tek kafshët e imta. Blerina Luke, specialiste në Ministrinë e Bujqësisë, deklaroi se sëmundja e “Gjuhës Blu” është konfirmuar në Maqedoninë e Veriut dhe transmetohet përmes mushkonjave tek ruminantët. Ajo sqaroi se produktet nga këto kafshë janë të sigurta për konsum, ndërsa janë marrë masa për ndalimin e importit dhe tranzitit nga zonat e prekura.

Gjithashtu, Jorgen Dedja nga Sektori i Epidemiologjisë në MBZHR bëri me dije se në Shqipëri janë konfirmuar 10 vatra të sëmundjes “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”, me rastin e parë më 4 qershor në një fermë intensive në Malësinë e Madhe. Sëmundja është vërtetuar përmes analizave laboratorike.

Linku per emsionin pjesa e pare https://www.oranews.tv/vendi/taksat-e-makinave-progni-dpshtrr-ja-e-angazhuar-per-sensibilizimin-qytetar-i1251379

linku per emisionin pjesa e dyt https://www.youtube.com/watch?v=ccS0Je0hjp0

Taksat e makinave/ Progni: DPSHTRR-ja e angazhuar për sensibilizimin qytetarët t'i paguajnë!

Arben Progni, Drejtor i Regjistrimit të Mjeteve, DPSHTRR i ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj në Ora News, tha se roli që ka vetë DPSHTRR-ja në lidhje me mbledhjen e taksave përcaktohet nga ligji i taksave kombëtare.

Ai shtoi se vetë DPSHTRR-ja është e angazhuar për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe pronarëve të mjeteve që paguajnë taksat në kohë.

Progni: Roli që ka vetë DPSHTRR-ja në lidhje me mbledhjen e taksave përcaktohet nga ligji i taksave kombëtare, gjithashtu dhe udhëzimet përkatëse. Bëhet fjalë për një rol që lidhet me llogaritjen e arkëtimit dhe transferimin në buxhet. Pra bëhet vjelja e taksave. Vetë DPSHTRR-ja është e angazhuar për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe pronarëve të mjeteve që paguajnë taksat në kohë.

Ka edhe një proces që lidhet me njoftimin në kohë reale për taksat, ku njoftohet automatikisht personi debitor edhe në bashkëpunim me e-Albania. Sapo kalon afati 356 ditë, brenda 10 ditëve është një periudhë paraprake dhe më pastaj vjen në e-Albania vjen një mesazh.https://www.youtube.com/watch?v=6u5y-VDLk80