Menu

Specialist në Sektorin e Epidemiologjisë

DPSHTRR dhe Ministria e Bujqësisë sqarojnë taksat dhe rrezikun nga sëmundjet e kafshëve

Emisioni “Alert” i moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News trajtoi këtë të premte dy tema me interes publik.

Në pjesën e parë u diskutua çështja e taksave të makinave. I ftuar ishte Arben Progni, Drejtor i Regjistrimit të Mjeteve në DPSHTRR. Progni sqaroi se DPSHTRR-ja, sipas ligjit të taksave kombëtare dhe udhëzimeve përkatëse, ka rol në llogaritjen, arkëtimin dhe transferimin e taksave të mjeteve. Ai tha se institucioni është i angazhuar në sensibilizimin dhe njoftimin e qytetarëve për detyrimet e tyre, përmes sistemit elektronik dhe platformës e-Albania.

Në pjesën e dytë u trajtuan sëmundjet infektive tek kafshët e imta. Blerina Luke, specialiste në Ministrinë e Bujqësisë, deklaroi se sëmundja e “Gjuhës Blu” është konfirmuar në Maqedoninë e Veriut dhe transmetohet përmes mushkonjave tek ruminantët. Ajo sqaroi se produktet nga këto kafshë janë të sigurta për konsum, ndërsa janë marrë masa për ndalimin e importit dhe tranzitit nga zonat e prekura.

Gjithashtu, Jorgen Dedja nga Sektori i Epidemiologjisë në MBZHR bëri me dije se në Shqipëri janë konfirmuar 10 vatra të sëmundjes “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”, me rastin e parë më 4 qershor në një fermë intensive në Malësinë e Madhe. Sëmundja është vërtetuar përmes analizave laboratorike.

Linku per emsionin pjesa e pare https://www.oranews.tv/vendi/taksat-e-makinave-progni-dpshtrr-ja-e-angazhuar-per-sensibilizimin-qytetar-i1251379

linku per emisionin pjesa e dyt https://www.youtube.com/watch?v=ccS0Je0hjp0

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël/ Dedja: Kemi 10 vatra pozitive në Malësinë e Madhe

Jorgen Dedja, Specialist në Sektorin e Epidemiologjisë, MBZHR i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se jemi në vatrën e 10-të të konfimuar pozitive me sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël.

Dedja: Murtaja e Ruminantëve të Vegjël siç e dimë të gjithë tashmë është konfirmuar në Shqipëri.

Daton konfirmimi i parë që me datë 4 qershor të këtij viti.

Aktualisht jemi në vatrën e 10-të të konfirmuar pozitive në Malësinë e Madhe.

Kemi pasur konfirmimin në një fermë e cila është fermë intensive.

Sëmundja është konfirmuar me anë të analizave laboratorike nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterenarisë.

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël është një sëmundje virusale e cila prek kafshë të llojit të imta.https://www.youtube.com/watch?v=ccS0Je0hjp0

Luke: Sëmundja e 'Gjuhës Blu' prezente në Maqedoninë e Veriut, ja si transmetohet

Blerina Luke, Specialiste e Sektorit të Shëndetit të Kafshëve, MBZHR e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se sëmundja e ‘Gjuhës blu’ është prezente në Maqedoninë e Veriut.

Luke: Sëmundja e ‘Gjuhës blu’ transmetohet kryesisht përmes mushkonajve tek kafshët e Ruminantëve të Vegjël.

Ajo që duhet theksuar në këtë pjesë është që konsumatori përsa i përket produkteve që vijnë nga këto kafshë është i sigurt.

Ne para dy ditësh kemi marrë njoftim për prezencën e sëmundjes së ‘Gjuhës blu’ në Maqedoninë e Veriut.

Menjëherë në bazë të nenit 43 të ligjit të shërbimit Veterinar ne përgatisim urdhërin e Ministrit që ka të bëjë me masat mbrojtëse, kufizimin e importit dhe tranzitimin të kafshëve të llojit Ruminant nga zona ku janë të prekura nga sëmundja.https://www.youtube.com/watch?v=ccS0Je0hjp0&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE