Menu

Prodhimi i Qumështit dhe Blegtoria

Siguria e qumështit në Shqipëri/ Begaj: 80–90% e prodhimit vjen nga ferma të mëdha me kontrolle të rrepta sigurie

Në emisionin “Alert” në Ora News ishte i ftuar sipërmarrësi i industrisë së qumështit, Erzen Begaj, i cili foli për zhvillimin e sektorit dhe standardet e reja të sigurisë ushqimore në Shqipëri.

Ai tha se vitet e fundit prodhimi i qumështit është përqendruar kryesisht në ferma të mëdha, të cilat funksionojnë me sisteme të kontrollit dhe investime më të larta në zinxhirin ushqimor.

Sipas tij, sot pjesa më e madhe e qumështit që përpunohet në vend vjen nga këto struktura të organizuara.

 

“Sot rreth 80–90% e qumështit vjen nga ferma të mëdha, ku standardet e prodhimit dhe kontrollit janë shumë më të larta se më parë.”-tha sipërmarrësi.

Më pas, qumështi ftohet në temperaturë 4 gradë dhe transportohet me autobote të posaçme drejt fabrikave të përpunimit. Aty i nënshtrohet një sërë analizash laboratorike, që përfshijnë kontrollin organoleptik, testimin për antibiotikë dhe aflatoksina, si dhe analizat fiziko-kimike.

 

 

Sipas tij, vetëm pas kalimit të këtyre kontrolleve qumështi futet në procesin e përpunimit, duke garantuar siguri dhe cilësi për konsumatorin final.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË ORA NEWS:https://www.youtube.com/watch?v=pNP87YFFhcw

"Qumështi që pimë nuk nis në fermë"/ Profesor Laçi tregon zinxhirin e plotë të prodhimit

Prodhimi i qumështit është një proces më kompleks sesa duket në pamje të parë dhe nuk fillon drejtpërdrejt në fermë.

Ai nis shumë më herët, me përzgjedhjen gjenetike të kafshëve, ku ndahen racat e dedikuara për prodhimin e qumështit dhe ato për mish.

Ky hap është baza e gjithë zinxhirit të prodhimit dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e produktit final.

Në emisionin “Alert” në Ora News, i ftuar ishte profesor i mjekësisë veterinare në UBT, Dritan Laçi, i cili shpjegoi gjithë procesin e prodhimit të qumështit dhe hallkat që e shoqërojnë deri në konsum.

“Procesi nuk fillon te lopa në fermë, por shumë më herët, te përzgjedhja e racave dhe më pas te menaxhimi i tyre me standarde të caktuara.”-tha Laçi.

Sipas tij, një rol të rëndësishëm në këtë zinxhir kanë zo’teknikët, të cilët kujdesen për ushqimin e kafshëve sipas ciklit të laktacionit, moshës dhe kushteve të tyre biologjike.

Ushqimi i përshtatur ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e qumështit, përfshirë edhe përbërjen e yndyrës.

“Racionet ushqimore përshtaten sipas nevojave specifike të kafshëve dhe kjo ndikon në cilësinë e qumështit që prodhohet.”– shtoi profesori.

Një tjetër hallkë e rëndësishme është kontrolli veterinar, i cili siguron shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve në çdo fazë.

Sipas tij, kujdesi i vazhdueshëm krijon një cikël të qëndrueshëm prodhimi dhe një produkt më të sigurt për konsumatorin.

Në përfundim, prodhimi i qumështit përfshin një zinxhir të gjatë profesionalësh dhe kontrollesh, që nga përzgjedhja e kafshëve deri te produkti final në tryezë.NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË ORA NEWS:https://www.youtube.com/watch?v=pNP87YFFhcw

Sekreti i qumështit cilësor/ Haskaj: Ja çfarë duhet të dinë fermerët shqiptarë për të arritur standardet europiane

Një program i dedikuar për zhvillimin e qëndrueshëm rural, i financuar nga qeveria gjermane dhe i bashkëfinancuar nga qeveria zviceriane, po ndihmon sektorin e blegtorisë dhe qumështit në Shqipëri të arrijë standardet e Bashkimit Europian. I implementuar nga GIZ Albania, projekti ka në fokus të tij rritjen e cilësisë dhe sigurisë, duke nisur nga hallka më e rëndësishme e zinxhirit: ferma.

Në emisionin “Alert”, në “Ora News”, e ftuar ishte Besmira Haskaj, Këshilltare, Prodhimi i Qumështit dhe Blegtoria, programi SRD/ GIZ, e cila u shpreh se çelësi për një produkt final cilësor qëndron te higjiena, e cila nis që në momentin e parë, në fermë. Higjiena e qumështit fillon me procesin e mjeljes dhe mënyrën e ruajtjes së tij. Këto praktika ndikojnë drejtpërdrejt në dy tregues kritikë të cilësisë: nivelin e qelizave somatike dhe ngarkesën mikrobike.

“Atëherë,  programi i zhvillimit të qëndrueshëm rural, që është një program i cili financohet nga qeveria gjermane dhe bashkëfinancohet me qeverinë zviceriane, implementohet nga GIZ Albania.

Ka pasur në fokus gjithmonë, përsa i përket sektorit të blegtorisë dhe të qumështit, arritjen e standardeve të fermerëve po dhe të përpunuesve, drejt standardeve të Bashkimit Europian.

Kur themi te fermerët, fillojmë me higjenën e qumështit, pastaj fillojmë, ka domethënë tema të ndryshme, të cilat janë mirëqenia e kafshëve, ne e kemi biseduar, ndoshta dhe e keni dëgjuar më përpara.

Higjena e qumështit, higjena e qumështit fillon në fermë, që në momentin e mjeljes, mënyra e mbajtjes së saj, që do të thotë, niveli i qelizave somatike.

Dhe atë çfarë programi jonë ka bërë është trajnim, trajnimet e shumta dhe suporti që i ka dhënë fermerëve shqiptarë, në lidhje me, ë, respektimin e higjenës, që do të thotë uljen e qelizave somatike dhe sigurisht uljen e ngarkesës mikrobike, që janë dy nga kriteret bazë, të cilat janë edhe të përcaktuara në legjislacionin shqiptar, ashtu siç janë edhe në, me të njëjtat norma siç janë në standartet e Bashkimit Europian.

Pikërisht për këtë, ne kemi prezantuar protokollet se si fermerët, pra nga fermerët më të vegjël drejt të mëdhenjve, të cilët duhet të respektojnë mjeljen”, u shpreh Haskaj.https://www.youtube.com/watch?v=pNP87YFFhcw