Jorgen Dedja, Specialist në Sektorin e Epidemiologjisë, MBZHR i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se jemi në vatrën e 10-të të konfimuar pozitive me sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël.
Dedja: Murtaja e Ruminantëve të Vegjël siç e dimë të gjithë tashmë është konfirmuar në Shqipëri.
Daton konfirmimi i parë që me datë 4 qershor të këtij viti.
Aktualisht jemi në vatrën e 10-të të konfirmuar pozitive në Malësinë e Madhe.
Sëmundja është konfirmuar me anë të analizave laboratorike nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterenarisë.
Murtaja e Ruminantëve të Vegjël është një sëmundje virusale e cila prek kafshë të llojit të imta.https://www.youtube.com/watch?v=ccS0Je0hjp0