Menu

trafik droge

Arrestohet i riu me 2 emra në Durrës, ishte dënuar me 5 vite burg për kanabis dhe kokainë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se Elvis (Vasil) Mërtiri, 32 vjeç, banues në Durrës, ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ky shtetas, më datë 13 mars të 2017-ës, është kapur me një sasi lënde narkotike kannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

alert.al/

Zbulohet 15 kg kokainë në kamionin me banane, policia në operacion në Portin e Durrësit

Në portin e Durrësit po kontrollohet një kamion me banane, ku deri më tani është sekuestruar një sasi pre 15 kg kokainë. Droga u zbulua nga gjurmët e skanerit të kontenierit.

Linja e drogës së fshehur në banane është nga më të njëhurat në portin e Durrësit. Kujtojmë këtu sasinë e madhe të drogës së kapur në kontenier në adresë të biznesmenit Arbër Çepani, e më pas ishte babai i tij në rolin e pritësit në një ngarkesë të dytë. Këtë vit u zhvillua një tjetër operacion që zbuloi drogë e ardhur nga vendet e Amerikës Latine.

​Bëhet fjalë për operacionin e zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Kufirit​, më 10 prill të këtij viti.

Atu do të sekuestroheshin rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Arrestohen në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera doli se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë.

​Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane, i cili ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë, me administratorë shtetasit E. P. dhe K. X., shërbimet policore dhe ato doganore gjetën të fshehura në tavanin e kontenierit​, pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë totale 143 kilogramë.

alert.al/

Ekstradohet nga Gjermania, i dyshuari për trafikimin e 2 tonëve cannabis nga Shqipëria në Itali.

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

Policia njofton se është ekstraduar 49-vjeçari P. S., banues në Patos, pasi dyshohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka vepruar së bashku me persona të tjerë në episodin e trafikimit të 2 ton lëndë narkotike cannabis sativa, më datë 08.02.2017, nga Shqipëria në Itali.

Gjithashtu, është ekstraduar edhe shtetasi Klodjan Zanaj, pasi më anë të mashtrimit ka mundësuar përfitimin e një shume të konsiderueshme parash, në dëm të shtetases J. L., me banim në Tiranë.

Njoftimi i Interpol:

Falë shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe zyrës homologe të Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë e mundur kapja dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i dy shtetasve shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurti, Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit P. S., 49 vjeç, banues në Patos, Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Shtetasi P. S. dyshohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka vepruar së bashku me persona të tjerë në episodin e trafikimit të 2 ton lëndë narkotike cannabis sativa, më datë 08.02.2017, nga Shqipëria në Itali, si dhe i përfshirë në episode të tjera të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

– Gjithashtu u ekstradua shtetasi Klodjan Zanaj, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi Klodjan Zanaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin gjyqësor në vitin 2019, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”. Ky shtetas, në periudhën kohore 2016-2017, më anë të mashtrimit ka mundësuar përfitimin e një shume të konsiderueshme parash, në dëm të shtetases J. L., me banim në Tiranë.

Itali, tre shqiptarë arrestohen nga Karabinieria në Brescia për trafik kokaine dhe heroine

Karabinierët e Compagnia di Breno në Itali janë angazhuar në një aksion që nga mesnata e mbrëmshme ku janë vënë në pranga 11 persona për trafik droge.

Policia në kontekstin e një aktiviteti hetimor të koordinuar nga Prokuroria Publike e Brescia, po ekzekuton një urdhër për zbatimin e masave parandaluese ndaj 11 të dyshuarve ndër të cilët 3 janë shqiptar dhe 8 italianë, me akuza të ndryshme të krimeve të posedimit dhe trafikimi i kokainës dhe heroinës.

Sipas mediave italiane, në qendër të hetimeve, të cilat filluan në fillim të majit 2020, që përkon me përfundimin e periudhës së parë të bllokimit për shkak të Covid 19, përfunduan tre shtetas shqiptarë të cilët, me bashkëpunimin e bashkatdhetarëve që vepronin si korrierë, shisnin drogë në territorin e provincës e Brescias dhe në veçanti të Valcamonica, ku referentët e dyqanit ishin dy bashkëjetues, që banonin në Darfo Boario Terme dhe tashmë përfunduan në qendër të hetimeve të tjera anti-drogë gjatë dy viteve të fundit, si si dhe një punëtor i ri nga Edolo, i cili ishte pika referuese në territorin e luginës së sipërme.

alert.al/

Trafik kokaine Gjermani - Zvicër/ Gjykata vendos arrest me burg për zjarrfikësin

Është lënë në burg punonjësi i Repartit Zjarrfikës të Tiranës I akuzuar si drejtuesi dhe rekrutuesi i personave që transportonin kokainë në Gjermani dhe Zvicër.

Ndriçim Harka u arrestua 3 ditë më parë me urdhër të prokurorisë së Tiranës.

Grupi ishte aktiv që në vitin 2015 dhe është goditur pas përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren të aktivitetit kriminal.

Rrjeti është goditur së fundi me arrrestimin e tetë personave dhe shpalljen në kërkim të tre të tjerëve. Krerët e e grupit janë 2 shqiptarë, njëri prej tyre, zjarrëfikësi Ndriçim Harka. Deri më tani jane kapur 3 kg kokainë, ndërsa për një transport organizatorët e aktivitetit kriminal ofronin pagesa deri në 3500 euro.

alert.al/