Menu

turizmi

Biznesi, kërkesë ministres së Shëndetësisë: Lejoni muzikën live në lokale, zgjasni fashën e orës policore

Unionit Turistik Shqiptar përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Ministres së Shëndetësisë ku kërkohet heqja e masave kufizuese. Sipas Unionit Turistik, këto masa po bëhen pengesë për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në shkresën në fjalë thuhet se në kushtet aktuale ku ndodhet vendi ynë duhet të rishikohet mundësia për zgjerimin e fashës së orës policore si dhe lejimin e muzikës në lokale.

“Jemi te mendimit se ne kushtet aktuale duhet rishkuar mundesia per zgjerimin e ketyre masave ne menyre qe te ndihmohen bizneset dhe njekohesisht tu krijohen kushtet per argëtim turisteve qe kane zgjedhur Shqiperine per te kaluar pushimet e tyre, pasi kjo do shtonte kerkesen dhe do bente e mundur rritjen e numrit te turisteve qe do vijne ne Shqiperi, gie e cila do kontribuonte ne rritjen e te ardhurave per ekonomine tone.”, thuhet mes të tjerash në kërkesë.

alert.al/

Shqipëria heq masat antiCovid në kufi, MPJ: Mund të hyni pa test apo dokument tjetër

Ministria e Jashtme njofton të gjithë qytetarët shqiptarë e të huaj se kufijtë e Shqipërisë do të jenë plotësisht të hapur për të pritur turistët, gjatë sezonit turistik.

Në një njoftim në “Facebook”, Ministria thekson se të gjithë turistët mund të vizitojnë Shqipërinë pa asnjë kufizim në hyrje, pra pa test Covid-i dhe pa ndonjë dokument tjetër të veçantë.

Njoftimi i MEPJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë.
Për më shumë informacion, https://bit.ly/3fQDx6N
#MirësevininëShqipëri 🇦🇱

alert.al/