Menu

UBT Drini Zusi – Sipermarrës në industrinë ushqimore Shtohet dhe Fatos Çoçoli – Ekonomist

NIPT-i i fermerëve dhe siguria ushqimore, në fokus të debatit me ekspertët në “Alert”

Në emisionin “Alert” këtë të premte, më 18 korrik 2025, u trajtuan problematika kyçe që lidhen me sigurinë ushqimore, funksionimin e institucioneve dhe sfidat fiskale që prekin fermerët shqiptarë. Të ftuarit Fatos Çoçoli Ekonomist dhe gazetar, Drini Zusi  Sipërmarrës në industrinë ushqimore  dhe Kapllan Sulaj  Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT  ofruan analiza dhe propozime konkrete për përmirësimin e situatës, duke theksuar nevojën për ndërhyrje ligjore dhe institucionale urgjente.

Çoçoli solli në vëmendje një kontradiktë të hapur në ligjin e vitit 2019, që lejon fermerët të shesin dhe të blejnë pa faturë fiskale, edhe pse ata kanë NIPT dhe klasifikohen si biznese të vogla. “Ligji është në kontradiktë me vetveten – njëkohësisht e lejon dhe e ndalon faturimin për fermerin me NIPT. Kjo situatë duhet zgjidhur urgjentisht, ndoshta me një urdhëresë të shpejtë nga Ministri i Financave për të shmangur vonesa me VKM,” deklaroi Çoçoli.

Zusi ngriti shqetësimin për mungesën e vetëdijes kolektive në Shqipëri për sigurinë ushqimore. Ai vuri në dukje se qytetarët shpesh nuk kanë ndjeshmëri për cilësinë dhe origjinën e ushqimit që konsumojnë. “Shpesh mendojmë ende se mishi i sapo therur në rrugë është ‘më i freskët’. Kemi ende rrugë për të bërë për të kuptuar standardet moderne të sigurisë ushqimore,” theksoi ai.

Profesori Sulaj dha një paralajmërim të qartë kundër shkrirjes së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). “Të mendosh të shkrish një institucion si AKU është e rrezikshme. Nuk është një inspektorat i thjeshtë, por një autoritet kompleks që merret me vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut ushqimor. AKU i duhet këtij vendi – çdo veprim duhet të mendohet mirë,” deklaroi ai, duke shtuar se ndoshta kryeministri është i keqinformuar mbi rolin real të institucionit.

Të ftuarit në “Alert” sollën një tablo të qartë të boshllëqeve ligjore dhe mungesës së ndërgjegjësimit shoqëror për sigurinë ushqimore. Ata kërkuan veprime të menjëhershme për të korrigjuar kontradiktat në ligj dhe për të ruajtur institucionet kyçe të mbikëqyrjes ushqimore, si AKU.

 

''AKU i duhet këtij vendi'', Sulaj: Të shkrish një institucion të tillë duket e rrezikshme

Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se AKU i duhet këtij vendi.

Sulaj: Të shkrish një institucion të tillë kaq të rëndësishëm si AKU në një vend duket paksa e rrezikshme.

Unë mendoj se ndoshta kryeministri është i keqinformuar dhe nuk e njeh mirë situatën e sigurisë ushqimore në vend.

Pavarësisht lajmit që dha kryeministri, AKU kryen një aktivitet.

AKU ka edhe problematika të tjera.

Në AKU bëhet vlerësimi i rrezikut të ushqimeve.

Bëhet menaxhimi i rrezikut të ushqimeve.

AKU nuk është një inspektoriat i thjeshtë, por është një autoritet është një agjenci e cila është mjaft komplekse.

Të mendosh që të shkrish këtë institucion, duhet të mendohesh mirë.

AKU i duhet këtij vendi.

 Alert- NIPT dhe siguri ushqimore (18 Korrik 2025) https://www.youtube.com/watch?v=_w0gHxNpt2U

Zusi: Popullsia shqiptare nuk ka një ndërgjegje të madhe kolektive rreth sigurisë ushqimore

Drini Zusi, Sipermarrës në industrinë ushqimore i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se popullsia shqiptare nuk ka një ndërgegje të madhe për sigurinë ushqimore.

Zusi: Patjetër që pika numër një dhe më e rëndësishme e gjithë këtij aksioni që po ndodh dhe që ka ndërmarrë qeveria, patjetër që duhet të jetë siguria ushqimore.

Pavarësisht se duket një gjë jo edhe aq e rëndësishme sepse të gjithë abuzojmë ndonjëherë.

Faktikisht është e vertetë që unë nuk mendoj se popullsia shqiptare ka një ndërgjegje shumë të madhe kolektive rreth sigurisë ushqimore.

Sepse deri para një dekade apo para pak vitesh ne mendonim se mishi i freskët duhej të shitej në rrugë dhe i sapo therrur ishte i freskët.

Pra jemi ende duke e kuptuar paksa sigurinë ushqimore.

 Alert- NIPT dhe siguri ushqimore (18 Korrik 2025) https://www.youtube.com/watch?v=_w0gHxNpt2U

Çoçoli: Ligji i 2019-ës i lejon fermerit të shesi dhe të blejë pa faturë, kjo duhet zgjidhur

Fatos Çoçoli, ekonomist dhe gazetar i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se ligji i vitit 2019 i lejon fermerit të shesi dhe të blejë pa faturë dhe ky ligj është në kontradiktë me veten.

Çoçoli: Kemi një kontradiktë shumë të madhe.

Ligji i 2019 i lejon fermerit të shesi dhe të blejë pa faturë.

Pa faturë fiskale online.

Fermeri kur ka një nipt konsiderohet biznes i vogël.

Ligji ka në kontradiktë veten e vet.

Sepse thotë që biznesi i vogël fermer mundet të mos prodhojë faturë.

Këtu duhet zgjidhur kjo çështje.

Ndoshta me një urdhëresë të ministrit të Financave në mënyrë që të jetë më e shpejtë që të mos humbasim kohë me ndojnë VKM, por duhet zgjidhur.

Alert- NIPT dhe siguri ushqimore (18 Korrik 2025) https://www.youtube.com/watch?v=_w0gHxNpt2U