Menu

Zv.Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Kristiana Petani

MRV pushton Shqipërinë/ Mersini: Është nisur hetim për fermerët se ku i kanë blerë kafshët

Kujtim Mersini, Epidemiolog Veterinar, Pedagog në UBT në “Alert” nga Granit Sokolaj tha se kishte një hetim për fermerë të cilët kanë blerë kafshë dhe nuk kanë treguar se ku i kanë blerë.

Mersini: Kishte një hetim për fermerë të cilët kanë blerë kafshë dhe nuk kanë treguar se ku i kanë blerë, një pjesë e tyre treguan vetëm gjysmë e të vërtetës se ku i kanë blerë. Fermerët kanë tentuar ta fshihnin pa ditur se çfarë rreziqesh ka kjo sëmundje.

Hetimet janë çuar në Prokurori dhe ajo do të ndjekë hetimet për të parë nga kanë ardhur kafshët. Të gjithë fermerët duhet ta tregojnë historikun se ku i kanë marrë kafshët. https://www.youtube.com/watch?v=q17GWgWSjB8

MRV pushton Shqipërinë/ Resuli: Vatrat e përhapjes kanë qenë pazaret e kafshëve

Ervin Resuli, President i Urdhrit të Mjekut Veterinar në “Alert” nga Granit Sokolaj tha se virusi MVR është përhapur në vatrat e pazareve të kafshëve. 

Resuli: Rezultatet në vijimësi do të duken edhe nga numri i vatrave, edhe nga problematika dhe trendi që do të ecë. Fatmirësisht në të gjithë vatrat kemi kafshë të blera, jo nga tufa. Festa e Bajramit ka ndikur, pasi blegtorët kanë shkëmbyer kafshë dhe janë përhapur shumë vatra, çka tregon se pazaret kanë qenë vatrat e shpërndarjes së infeksionit. Kjo është një situatë që duhet të mbyllet deri në gusht sepse është një virus që nuk mbijeton në temperatura të larta.https://www.youtube.com/watch?v=q17GWgWSjB8&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Jaupllari: Murtaja e ruminantëve të vegjël është evidentuar në Shqipëri, janë marrë masat paraprake

Zv.Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se murtaja e reminantëve të vegjël është evidentuar në Shqipëri.

Jaupllari: Tashmë jemi në kushtet kur murtaja e ruminantëve të vegjël është evidentuar qartë në Shqipëri.

Dhe e konfirmuar edhe me analiza laboratorike.

Menjëherë pas konfirmimit të parë të rastit të parë në Postribë të Shkodrës është ngritur qendra e krizës në ministrinë e Bujqësisë.

Qendrën Kombëtare të Krizës për këtë sëmundje po e drejtoj unë.

Masat paraprake janë marrë menjëherë dhe është vazhduar me kqyrjen epidemiologjike.

Janë eliminuar kafshët të cilat përbëjnë rrezik për përhapjen e sëmundjes.https://www.youtube.com/watch?v=q17GWgWSjB8

MRV 'pushton' Shqipërinë/ Petani: Kemi ngritur qendrën rajonale të krizës, janë njoftuar bashkitë e policia

Përgjegjëse, Sektori i Mirëqënies së Kafshëve, AKVMB, Kristiana Petani e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se është ngritur qendra rajonale e krizës. 

Petani: Neve kemi ngritur qendrën rajonale të krizës e cila është në përbërjen e saj nga të gjithë veterinerët, nga të gjithë drejtorët e veterinarisë po ashtu edhe nga përfaqësues nga AKU.

Janë njoftuar të gjitha strukturat, bashkitë, policia e shtetit për të na ardhur në ndihmesë sidomos tek akset rrugore të cilat janë pak më problematike për qarkullimin e kafshëve.

Duke qenë se Ministria ka dalë me një urdhër për pjesën e ndalimit të lëvizjes së kafshëve, qoftë në kullota qoftë në tregje atëherë veterinerët, grupet e kontrollit kanë dalë si në akset rrugore po ashtu janë duke kontrolluar zonat që janë vatra të prekura.

Po ashtu janë edhe duke u mobilizuar për të kontrolluar të gjithë fermat në të gjithë Shqipërinë.

Alert-Blegtoria në rrezik, MRV pushton Shqipërinë (13 Qeshor 2025)