Menu

Të paktën 19 viktima nga përmbytjet në Gjermani

Moti i keq në Gjermani ka shkaktuar së paku 19 viktima dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të humbur pas përmbytjeve të mëdha. Rrugët u kthyen në shtrate lumenjsh dhe morën përpara makinat, si dhe shkaktuan rrëzimin e disa godinave.

Panorama e saktë e përmbytjeve mbetet akoma e paqartë për shkak se shirat kanë përmbytur rrugët që të çojnë në shumë fshatra duke e bërë aksesimin e tyre të pamundur. Videot e postuara në median sociale tregojnë makina të cilat lundrojnë mbi ujë dhe shtëpitë pjesërisht të shkatërruara.

Autoritetet kanë deklaruar gjendjen e emergjencës pas shirave të vazhdueshëm, të cilët kanë prekur rajone të mëdha të Gjermanisë perëndimore dhe qendrore, si dhe vendet fqinje me të, duke bërë që të ketë dëme të konsiderueshme.

Linjat hekurudhore janë pezulluar në pjesën më të mëdhe të Vestfalisë, i cili është dhe shteti federal më i populluar i Gjermanisë.

Burimi: The Associated Press

alert.al/

Related Posts