Menu

Urdhëri i pazbatueshëm i dy ministrive për ushqim të shëndetshëm dhe fushata e munguar për edukimin e nxënësve

Nga Granit SOKOLAJ*

Pak ditë më parë, dy ministri, ajo e Shëndetësisë dhe e Arsimit, miratuan dhe publikuan një urdhër që ndalonte reklamimin apo tregtimin e ushqimeve jo të shëndetshme për fëmijët në ambientet e shkollave. Këtij urdhëri iu kushtua një vëmendje e madhe mediatike, madje edhe duke e komentuar si një veprim të denjë e që i shërben shëndetit të mirë të fëmijëve dhe mirëushqyerjes. Kko, e thënë dhe nga specialistë, nutricionistë dhe mjekë të ndryshëm.

Në pamje të parë, duket një lëvizje mjaft e mirë, por që në realitet nuk gjen në asnjë moment fushë zbatimi, për disa arsye dhe si shumë urdhëra e udhëzime të tjera, do të mbetet në serverat e Qendrës së Publikimeve Zyrtare apo në sirtaret e dosjet e institucioneve që duhet ta zbatojnë.

Së pari, prej disa vitesh, në ambientet e shkollave 9-vjeçare e të mesme në Shqipëri, nuk ka asnjë tezgë (tavolinë) dhe aq më pak dyqan, që iu ofron nxënësve ushqime jo të shëndetshme, pra ato që gjenden lehtësisht në markete.

Së dyti, në asnjë shkollë, në kangjellat e oborreve, në mure dhe aq më pak në ambientet e brendshme, nuk vihet re ndonjë reklame pijesh me gaz, elkoolike, pijesh energjike, lëngje frutash industriale, produkesh fast food-i etj.

Në këto kushte, lind pyetja: Kujt i shërben ky urdhër i firmosur nga ministret Kushi dhe Manastirliu dhe si do të gjejë ai zbatim nga institucionet që janë të detyruara të operojnë në terren?

Nga ana tjetër, përreth shkollave të të gjitha niveleve të arsimit ka bar-e, fast-food apo markete. Një e drejtë legjitime e çdo tregtari që regjistrohet në QKB, ka një nipt dhe paguan detyrimet ndaj shtetit. Urdhëri në fjalë nuk e ndalon e dot që unë apo dikush tjetër të tregtojmë sufllaqe, pica, Cola, birra, biskota, byrekë etj, përreth shkollave, jashtë ambienteve të tyre, në dyqane apo njësi të ndryshme tregtare. Nuk ndalon dot as tregtimin e pijeve alkoolike e enegjike, as të cigareve…

Duke e parë me vëmendje, ky urdhër mund të ishte në një formë krejt tjetër, me disa kritere tjera. Duke e ditur që brenda shkollave nuk tregohen e reklamohen ushqime, të shëndetshme e as të dëmshme, në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Ekonomisë e Financave si dhe QKB, mund të ndërmerrej një iniciaticë, që asnjë NIPT i ri me subjekt tregtimi të mos jepej në një rreze prej X metrash nga shkollat, 50, 100 apo 200 metrash.

Njëherësh, dy ministrinë mund t’ju kërkonin policive bashkiake të qyteteve që, të ushtonin kontrolle më të shpeshta pranë shkollave, veçanërisht mër largimin, apo moslejimin e aftimit të shitësve ambulantë pranë kangjellave apo rreth perimetrit të tyre.

Fëmijët, nxënësit shqiptar kanë nevojë për urdhëra apo bashkëpunime të tjera:

Së pari, të edukohen prindërit e tyre, që t’u japin ushqim të shëndetshëm me vete dhe jo lek ne xhep…!

E dyta: Të edukohen e ndërgjegjësohen fëmijët/nxënësit për mënyrat e ushqyetjes, rreziqet nga ushqimet e fast-food apo ato snack që mund t’i blejnë kudo rreth shkollave të tyre, apo edhe rrugës për atje.

E treta: Orët edukative, fushatat e ndërgjegjësimit në shkolla për sigurinë ushqimore e jovetëm, do të ishin një prej zgjidhjeve më të mira në planin afatshkurtër e afatgjatë, për një brez dhe konsumator të edukukuar e që di të kujdeset për mbrojtjen e tij, për ushqimin e tij të sigurt sot e nesër, të familjes së tij.

Urdhëri i tillë na kujtoi një fushatë që mbeti vetëm në letër e në kronika televizive të Organizatës Botërore për Ushqim (FAO) në Tiranë dhe Ministrisë së Bujqësisë, që synonte vakte të shëndetshme për fëmijët në shkollat 9-veçare dhe që për dhjetra arsye nuk u zbatua kurrë!!!

Fëmijët duan kujdes të shtuar, jo urdhëra që as nuk i kuptojnë. Fëmijët janë të etur për dije e fushatat e ndërgjegjësimit në shkolla, do të ishin mënyra më e mirë që vetë ata të refuzonin dhe paratë e prindërve për ushqime të blera. Në këtë mënyrë, do të rritej dhe një brez më i shëndetshëm, mendërisht dhe fizikisht dhe një konsumator i ndërgjegjësuar!!!

*Autori i shkrimit është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës ALERT

Related Posts