Personat me Aftësi të Kufizuara të Qendrës së Zhvillimit në Vlorë jetojnë dhe ushqehen në kushte aspak te pershtashme, të cilat nuk plotësojnë aspak standardet higjeno-sanitare, madje është abuzuar edhe me rikonstruksionin e godinës. Në këtë konkluzion ka dalë Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport që i përket janarit të vitit 2023, mbi auditimin e veprimtarisë së kesaj qendre ne qytetin bregdetar. Ushqimet e pakontrolluara që nuk plotesojnë parametrat higjeno-sanitarë, për shkak të lagështirës dhe papastërtisë duket se janë nje realitet i zakonshëm për banorët e kesaj qendre. Në raportin e KLSH nënvizohet se ushqimet mbahen në zyra duke shkelur çdo standard, magazinohen në zyrën e magazinieres dhe vendosen në dysheme. Po ashtu, KLSH ka konstatuar se pulat ishin të papaketuara dhe të prishura, mishi në sasi 5 kg pa prerë ndërsa perimet në kushte lagështie. Procesverbalet e pranimit të mishit dhe bulmetrave nuk përmbanin të dhëna mbi vulën e kontrollit veterinar, certifikatën e cilësisë dhe të analizës, gjë që vë në rrezik serioz shëndetin e banorëve të kësaj qendre. Gjithashtu në raport thuhet se është neglizhuar zbatimi i elementëve që parashikonin t’ju vinin në ndihmë personave në kushte të vështira të kësaj qender, si lëvizja e karriges me rrota, sistemi i alarmit, përmasat e ashensorit, lartësia e dorezave të dritareve, siguria e xhamit, sinjalistika e shfrytëzimit të ambientit etj. Nga auditimi u konstatua se “kaldaja”, me sipërfaqe 54 m2 nuk posedohet nga Qendra e Zhvillimit të Personave me Aftësi të Kufizuara, por përdoret nga subjekte private për qëllime banimi. KLSH i rekomandon Bashkisë së Vlorës që të vendosë nëse është në përfitim ose jo dhënia me qira e objektit “kaldaje”, duke marrë në konsideratë interesin më të lartë të rezidentëve.
Raporti i plotë i KLSH:
Qendra Alert/Alert.al


