Menu

Vaksina kundër coronavirusit, shpresa tek gjaku i një gjitari

Studiuesit e Institutit të Mikrobilologjisë Vlaams, në Ghent të Belgjikës kanë gjetur se molekulat që ndodhen në gjakun e familjes së devesë, mund të shërbejnë si terapi për trajtimin e shpërthimit të këtij infeksionit.

“Mundësia e përdorimit të antitrupave të llamave, varet se sa shumë bëjmë hetime të mëtejshme”-thuhet në raportin e Sunday Times.

Këto antitrupa, të cilat u përdorën për herë të parë në hulumtimin për HIV, kanë rezultuar të efektshëm kundër viruseve MERS dhe SARS në të kaluarën.

Veçoritë e jashtëzakonshme të antitrupave të gjetura në gjakun llamave dhe alpacave, u zbuluan për herë të parë nga Universiteti i Brukselit në vitin 1989.

Përmasat e vogla që kanë këto antitrupa, iu lejon të synojnë viruset mikroskopikë në mënyrë më efektive, në atë që njihet si teknologji e këtyre trupave mikroskopike.

Një tjetër studim i Koresë së Jugut, i raportuar në revistën Cell Host and Microbe, ka gjetur qelbësit e infektuar me coronavirus, reagojnë njëjtë si njerëzit dhe mund të ishin ‘një mjet i dobishëm për të vlerësuar efikasitetin e trajtimeve antivirale dhe vaksinat parandaluese.’

Studiuesit në Hong Kong, gjithashtu kanë zbuluar se reagimi i hamsterit sirian ‘i ngjan ngushtë manifestimevetë infeksionit të traktit të sipërm dhe të poshtëm të frymëmarrjes te njerëzit’.

Ky studim i botuar në revistën Science, zbuloi se hamsterë e infektuar, humbën peshë, ranë në letargji dhe zhvilluan lesh të egër, kishin qëndrim të ngathët dhe frymëmarrje të shpejtë, pasi që u infektuan. (Syri.net)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts