Menu

Vendimi/ Bashkimi Evropian do ta heqë Kosovën nga lista e kuqe për udhëtime

Pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve për qytarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, BE ditën e sotme ka rënë dakord për heqjen e kufizimeve edhe për qytetarët nga Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi. Qytetarët e këtyre tre vendeve do të mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian edhe për arsye turistike, pa pasur tanimë nevojë e një arsye të domosdoshme. Vendet anëtare ranë dakord sot me propozimin e përgatitur nga Presidenca portugeze e Bashkimit Evropian.

Heqja nga lista e kuqe e udhëtimeve bëhet për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike në këto tri shtete.

Pavarësisht se këto shtete largohen nga lista e kuqe e udhëtimeve, qytetarët e këtyre shteteve duhet të respektojnë kufizimet e vendosura nga shtetet anëtare.

Për të udhëtuar në njërën nga vendet anëtare qytetarët duhet të jenë të vaksinuar me njërën nga vaksinat e njohura nga EMA, duhet të kenë një dëshmi se kanë kaluar më parë COVID-19 ose një test negativ të 72 orëve të fundit.

Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.

Në muajin maj, Bashkimi Evropian ka miratuar edhe të ashtuquajturin “frena emergjente”, në bazë të së cilës mund të riaktivizohet ndalesa e udhëtimit për vendet ku situata epidemiologjike përkeqësohet me shpejtësi.

alert.al/

Related Posts