Menu

Covid-19

Rikthehet fuqishëm virusi, paralajmërim nga ShBA: "Njerëzit nuk e kanë idenë se çfarë do të na godasë.”

Grafiku i rasteve të infektimit me koronavirusin në Shtetet e Bashkuara po rritet sërish pas disa muajsh rënieje. Numri i rasteve të reja në ditë po dyfishohet gjatë tre javëve të fundit, të nxitura nga përhapja e shpejtë e variantit delta, nga niveli i ngadaltë i vaksinimit, si dhe nga festimet masive për 4 korrikun.

Rastet e konfirmuara të infektimeve u ngjitën të hënën në një mesatare prej 23’600 në ditë, krahasuar me 11’300 që ishin më 23 qershor, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Të gjitha shtetet amerikane, me përjashtim të Meinit dhe Dakotës së Jugut, raportuan se shifrat janë rritur gjatë dy javëve të fundit.

“Nuk është rastësi që jemi pikërisht në periudhën gjatë së cilës do të prisnim shfaqjen e rasteve gjatë fundjavës së 4 korrikut”, tha Dr. Bill Powderly, drejtues në divizionin për sëmundjet ngjitëse në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Washington në St. Louis.

Në të njëjtën kohë, pjesë të Shteteve të Bashkuara po përballen me një rezistencë të thellë ndaj vaksinës, ndërsa një version tepër ngjitës i koronavirusit, i pikasur fillimisht në Indi, është përgjegjës për një rritje edhe më të madhe të infektimeve.

Në rang vendi, 55.6% e amerikanëve kanë bërë të paktën njërën dozë të vaksinës për COVID-19ën, sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Pesë shtetet me kërcimin më të madh dy-javor në rastet për frymë kishin normat më të ulëta të vaksinimit: Misuri, 45.9%; Arkansas, 43%; Nevada, 50.9%; Luiziana, 39.2%; dhe Juta, 49.5%.

Edhe me valën e fundit, rastet e infektimit në Shtetet e Bashkuara nuk janë aspak pranë kulmit të tyre prej një çerek milioni në ditë në muajin janar. Dhe vdekjet po qëndrojnë mesatarisht nën nivelin 260 në ditë, pasi kaluan në mbi 3’400 gjatë dimrit – një dëshmi kjo se me sa efektshmëri mund të parandalojë vaksina sëmundjen e rëndë dhe vdekjen e personave që infektohen.

Megjithatë, për shkak të rritjes, autoritetet e shëndetësisë në vende të tilla si Los Anxhelos dhe St. Louis janë duke iu lutur njerëzve, madje edhe atyre të imunizuar, që të rifillojnë të mbajnë maska në publik. Edhe zyrtarët e Çikagos njoftuan të martën se udhëtarët e pavaksinuar nga Misuri dhe Arkansas duhet ose të karantinohen për 10 ditë ose të rezultojnë negativë nga një test për COVID-19ën.

Ndërkohë, Departamenti i Shëndetësisë në Misisipi, i cili renditet i fundit në shkallë vendi për vaksinimet, filloi të bllokonte postimet rreth COVID-19ës në faqen e tij në Facebook, për shkak të një “rritje të keqinformimit” rreth virusit dhe vaksinës.

Zyrtarët e Misisipit gjithashtu po rekomandojnë që njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike të qëndrojnë larg grumbullimeve të mëdha në mjedise të brendshme për shkak të një rritjeje prej 150% të shtrimeve në spital gjatë tre javëve të fundit.

Por, vullneti politik mund të mos ekzistojë në shumë shtete të lodhur nga muaj të tërë kufizimesh.

Në Miçigan, Guvernatorja demokrate Gretchen Whitmer po përballet me një përpjekje për të shfuqizuar një ligj që ajo përdori për të vendosur kufizime të mëdha gjatë fazave të hershme të pandemisë.

Dhe guvernatorja republikane e Alabamas, Kay Ivey, iu kundërvu idesë se shteti mund të ketë nevojë të rivendosë masat parandaluese, ndërsa vaksinimet vonohen dhe rriten shtrimet në spital.

“Alabama është e HAPUR për biznes. Vaksinat janë në dispozicion, dhe unë inkurajoj njerëzit që ta marrin. Urdhrat për gjendjen e emergjencës dhe shëndetësinë kanë skaduar. Ne jemi duke ecur përpara”, tha ajo në rrjetet sociale.

Dr. James Lawler, një drejtues i Qendrës Globale për Sigurinë Shëndetësore në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Nebraskës në Omaha, tha se rikthimi i maskave dhe kufizimi i tubimeve do të ndihmonte. Por, ai pranoi se shumica e vendeve që shohin nivele më të larta të virusit “janë pikërisht zonat e vendit që nuk duan të bëjnë ndonjë nga këto gjëra”.

Zoti Lawler paralajmëroi se ajo që po ndodh në Britani është një shije paraprake e asaj që do të vijë në Shtetet e Bashkuara.

“Përshkrimet nga rajonet e botës ku varianti delta ka zënë vend dhe është bërë virusi mbizotërues, janë me fotografitë e pavionëve të urgjencave plot me 30-vjeçarë. Kjo është ajo që përshkruajnë mjekët e kujdesit intensiv dhe kjo është ajo që po vjen në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Ai shtoi: “Unë mendoj se njerëzit nuk e kanë idenë se çfarë do të na godasë.”

Presidenti Joe Biden po shfrytëzon fuqinë e yjeve për përpjekjet e administratës për të vaksinuar të rinjtë. Aktorja, këngëtarja dhe kantautorja tetëmbëdhjetëvjeçare Olivia Rodrigo do të takohet me Preidentin Biden dhe Dr. Anthony Faucin të mërkurën.

Ndërsa administrata ka pasur sukses në vaksinimin e amerikanëve të moshuar, të rinjtë kanë treguar më pak urgjencë për të bërë vaksinat.

Disa, të paktën, po e dëgjojnë thirrjen në Misuri pas disa javë lutjesh, tha Erik Frederick, shefi administrativ i spitalit Mercy Hospital Springfield. Ai shkruajti në Twitter se numri i njerëzve që imunizohen në klinikën e tyre të vaksinimit është rritur nga 150 në 250 çdo ditë.

“Kjo më jep shpresë”, tha ai./VOA

Koronavirusi, MSh: 11 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Asnjë humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit teksa Ministria e Shëndetësisë tha se janë shënuar 11 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 11 qytetarë në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Tepelenë.

Aktualisht janë 99 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Është shëruar 1 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,053 që nga fillimi i epidemisë.

 

 

Statistika (13 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 1
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1915

Testime totale 839,303
Raste pozitive 132,608

Raste të shëruara 130,053
Raste Aktive 99
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 40
Elbasan 13
Fier 10
Vlorë 9
Korçë 8
Shkodër 6
Lezhë 5
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 2

alert.al/

 

Covid-19/ Rritet numri i rasteve të reja, MSh: 15 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Rritet numri i te infektuarve ne 24 oret e fundit nga COVID-19.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 15 qytetarë, në këto bashki:  4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë.

Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Korrik 2021)

Raste të reja ditore       15

Të shëruar në 24 orë     6

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2108

Testime totale             828,621

Raste pozitive             132,580

Raste të shëruara        130,043

Raste Aktive                        81

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            29

Elbasan           12

Fier                  11

Korçë             9

Shkodër          6

Vlorë                6

Lezhë                3

Durrës              2

Gjirokastër        2

Kukës                1

alert.al/

Varianti Delta/ Manastirliu: Për një seri mostrash të pazakonta priten rezultatet nga Gjermania

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër proçesin e vaksinimit në Qendrën Shëndetësore Sauk në periferi të Tiranës, duke i bërë apel qytetarëve, që të mos e neglizhojnë vaksinimin anticovid. “Jam këtu për të nxitur edhe njëherë vaksinimin, në qendrat shëndetësore, në ambulanca, në qendrat e vaksinimit të përqendruar. Tashmë, duke filluar nga fundjava dhe në vijim, edhe me njësitë lëvizëse, të cilat do të jenë në territor dhe do të ndihmojnë për vaksinimin në zonat ku kemi xhepa ende të pavaksinuar”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se situata po monitorohet me shumë kujdes, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se ka sinjale të pazakonta nga analizat e kryera në ISHP, për prezencën e variantit Delta në Shqipëri.

“Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh nga qendra shëndetësore e Saukut, se vaksinimi do të vijojë me intensitet gjatë verës dhe foli për kalendarin e mbërritjes së vaksinave anticovid në vend.

“Ne duam të vijojmë vaksinimin me ritëm dhe po sigurojmë edhe disponibilitetin e vaksinave për këtë. Brenda korrik-gushtit ne presim edhe 500 mijë doza të tjera vaksinash, për të vijuar këtë proces jetik, që është arma më e mirë për të shmangur pasojat e varianteve të reja të mundshme, siç është varianti Delta”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se grupmosha më mirë e mbuluar sa i takon vaksinimit është ajo 70-79 vjeç, ndërsa bëri apel për qytetarët për ta shfrytëzuar sa më parë mundësinë për t’u vaksinuar. Sipas Ministres së Shëndetësisë, plani kombëtar i vaksinimit parashikon vijimin e vaksinimit të kombinuar por edhe ditët e hapura të vaksinimit +18 vjeç, të cilat do të rikthehen sërish në muajt korrik dhe gusht.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,011,297 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 429,191 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

alert.al/

Britania heq karantinën për të vaksinuarit, tani emigrantët mund të bëjnë pushime në Shqipëri

Ashtu sic pritej, duke filluar nga data 19 korrik, te gjithë ata britanik qe do te kenë bere te dyja dozat e vaksinave anti-covid, si dhe te gjithë femijet nuk do karantinohen me, ne kthimin nga vizitat apo pushimet ne vendet e listës se verdhe ose me rrezikshmëri mesatare te përhapjes se sëmundjes, ku deri me tani kane qene te përfshira te gjitha vendet e kontinentit evropian, përfshi edhe Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë.

Por ndryshe nga cfare pritej, ne kthim ata do vazhdojnë te bejne një tampon PCR para ose ne ditën e dyte te rikthimit ne Britani, si dhe tamponin 72 orësh para nisjes drejt Britanisë. Dallimi është se nuk do ketë tampon ne ditën e tete dhe nuk do karantinohen per dhjete dite si deri me tani edhe fëmijët 18 vjeçe e poshtë.

Nga dje Britania ka hequr keshillen per mos udhëtimin ne këto vende evropiane. Ndërkohe, femijet e moshes 5 deri 10 vjeçe do duhet te bëjnë tamponin vetëm ditën e dyte te mbërritjes dhe si deri me sot femijet poshtë moshes 4 vjecare janë te përjashtuar nga keto testime.

Sipas Ministrit britanik te Transportit kur flitet per ata qe kane bere te dyja vaksinat nënkuptohet te gjithë ta qe kane bere dozen e dyte dhe kur kane kaluar 14 dite nga bërja e dozes se dyte.

Kjo mase do e hap Britaninë ndaj destinacioneve kryesore turiste, si Franca Spanja, Portugalia, Italia e kështu me radhe. Vetem disa ore pas njoftimit pronotimet per fluturime u rriten me 400 per qind. Ky njoftim padyshim është nje lajm i mire per shume familje shqiptare qe jetojnë ne Britani, qe do duan te pushojnë ne atdhe apo gjetke, pasi te paktën shmanget karantinimi per dhjete dite plus pas një ose disa jave pushimesh verore.

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese, Manastirliu: Mbetet alerti nga varianti Delta

Sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese të vendosura në kuadër të pandemisë së koronavirusit, por ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thekson se mbetet ende alerti nga varianti Delta.

Sipas saj, ky variant i ri koronavirusit është identifikuar pranë vendit tonë, siç është Kosova.

“Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend.

Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
#ShqipëriaBuzëqesh🌼”, shkruan Manastirliu.

alert.al/

Vendimi/ Bashkimi Evropian do ta heqë Kosovën nga lista e kuqe për udhëtime

Pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve për qytarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, BE ditën e sotme ka rënë dakord për heqjen e kufizimeve edhe për qytetarët nga Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi. Qytetarët e këtyre tre vendeve do të mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian edhe për arsye turistike, pa pasur tanimë nevojë e një arsye të domosdoshme. Vendet anëtare ranë dakord sot me propozimin e përgatitur nga Presidenca portugeze e Bashkimit Evropian.

Heqja nga lista e kuqe e udhëtimeve bëhet për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike në këto tri shtete.

Pavarësisht se këto shtete largohen nga lista e kuqe e udhëtimeve, qytetarët e këtyre shteteve duhet të respektojnë kufizimet e vendosura nga shtetet anëtare.

Për të udhëtuar në njërën nga vendet anëtare qytetarët duhet të jenë të vaksinuar me njërën nga vaksinat e njohura nga EMA, duhet të kenë një dëshmi se kanë kaluar më parë COVID-19 ose një test negativ të 72 orëve të fundit.

Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.

Në muajin maj, Bashkimi Evropian ka miratuar edhe të ashtuquajturin “frena emergjente”, në bazë të së cilës mund të riaktivizohet ndalesa e udhëtimit për vendet ku situata epidemiologjike përkeqësohet me shpejtësi.

alert.al/

Covid-19/ Shqipëria regjistron këtë të dielë 3 raste të reja

Vetëm një pacient me koronavirus është aktualisht i shtruar në spital në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, me vetëm 3 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. 8 pacientë janë shëruar.

65 janë rastet aktive në të gjithë vendin që po kurohen në shtëpi.

SHIFRAT:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2444 testime, 8 të shëruar dhe 3 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2444 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,990 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        3

Të shëruar në 24 orë     8

Të shtruar në spitale      1

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2444

Testime totale            795,322

Raste pozitive             132,512

Raste të shëruara        129,990

Raste Aktive                 66

Humbje jete

2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          27

Shkodër       16

Durrës           6

Lezhë           5

Elbasan       4

Berat             3

Dibër             2

Kukës           1

Fier              1

Vlorë             1

alert.al/

Covid-19/ MSh: 100 pacientë me koronavirus në të gjithë vendin, 5 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete, janë bërë 4064 testime, kemi 12 të shëruar dhe vetëm 5 raste të reja në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        5

Të shëruar në 24 orë     12

Të shtruar në spitale      2

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                4,064

Testime totale            781,556

Raste pozitive             132,496

Raste të shëruara        129,941

Raste Aktive                  100

Humbje jete                  2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       33

Tiranë          30

Durrës          10

Berat             7

Lezhë           7

Elbasan        5

Dibër             3

Kukës           2

Korçë              1

Fier                  1

Vlora                1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

alert.al/

Dokumentet që ju duhen nëse udhëtoni në Gjermani, vaksina kineze nuk njihet

Nga sot  Gjermania ka hequr kufizimet e hyrjes së udhëtarëve shqiptarë, por kalimi bëhet vetëm duke plotësuar një prej tre kushteve.

Kushtet janë: Test Covidi, dëshmi që e ka kaluar sëmundjen apo është vaksinuar me një nga vaksinat e njohura nga EMA. Aktualisht vaksinat e njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson. Kujtojmë se në vendin tonë, një pjesë e madhe kanë marrë edhe doza të vaksinës kineze Coronavac, por kjo vaksinë nuk është e njohur nga Gjermania, ndaj kalimi duhet të bëhet me test Covidi apo dëshmi që ka kaluar sëmundjen.

Ndërkohë, udhëtarët e vaksinuar plotësisht duhet të kenë dokument dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital.

Njoftimi i plotë

Qeveria Federale Gjermane ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Efekti i këtij vendimi fillon sot, ditën e dielë, më 20.06. 2021. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, duke filluar nga kjo datë janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit.

Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Gjermani kërkohet nje nga këto kritere:

1) një test COVID, ose

2) një dëshmi që personi e ka kaluar

3) ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA).

Konkretisht vaksinat që janë të njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.

Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendur në linkun https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit  (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.

Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

alert.al/