Menu

Vezët e rëndësishme për organizmin, disa këshilla për ruajtjen e tyre

Vezët janë një ushqim i shëndetshëm dhe përdoret në shumë receta, ndaj është me rëndësi që të ruhet ky produkt që të mos prishet.

Ftohja, gatimi dhe kujdesi i duhur mund të parandalojnë shumicën e problemeve të sigurisë ushqimore të vezëve.

Pse duhet t’i mbani vezët në frigorifer?

Megjithëse vezët mund të lihen jashtë frigoriferit, e mira është t’i ruani ato në frigorifer.

Kjo sepse ato mund të përmbajnë baktere në sipërfaqe. Prandaj prodhuesëve iu kërkohet t’i lajnë vezët.

Duke qenë se ky hap largon mbrojtjen natyrale që parandalon hyrjen e baktereve, vezët duhet të ruhen në frigorifer për të mbajtur numrin e baktereve në minimum.

Në mënyrë të veçantë, prodhuesve u kërkohet t’i mbajnë vezët në një temperaturë prej 7 gradë Celsius.

Pse rekomandohet që vezët e lëna jashtë të gatuhen?

Nëse e lini një vezë në banak pasi e keni nxjerrë nga frigoriferi, ajo mbulohet nga uji.

Kjo mund të ndihmojë bakteret e dëmshme të futen në brendësi të vezës, duke ndotur si të verdhën ashtu edhe të bardhën.

Si rezultat, nëse nuk e gatuani plotësisht atë, mund të sëmureni nga bakteret. Edhe pse procesi i gatimit vret patogjenët që mund të kalojnë nëpër lëvozhgat poroze të vezëve, disa baktere mund t’i mbijetojnë nxehtësisë dhe të shkaktojnë sëmundje.

Pra, nëse ndodh që t’i lini vezët jashtë frigoriferit për një kohë shumë të gjatë, e mira është të mos përdoren më.

Si t’i ruani vezët në frigorifer

Ekspertët e sigurisë ushqimore, rekomandojnë ruajtjen e vezëve në kutinë ku janë blerë dhe t’i lini ato në pjesën më të ftohtë të frigoriferit. Në përgjithësi, kjo është në raftet e poshtme dhe në pjesën e pasme të njësisë.

Nëse frigoriferi juaj ka një zonë për ruajtjen e vezëve në derë, dijeni se ky vend ka tendencë të mos jetë aq i ftohtë sa duhet.

Po vezët me lëvozhgë të plasaritur?

Arsyeja për të kontrolluar nëse vezët janë apo jo të krisura para se t’i blini është sepse bakteret mund të hyjnë brenda përmes çarjeve, kështu që nuk duhet t’i blini kurrë nëse janë të dëmtuara. Dhe nëse vezët çahen gjatë kohës që i marrim për në shtëpi, kalojini në një enë të pastër, mbulojini hermetikisht dhe vendosini në frigorifer. Ato duhet të konsumohen brenda 2 ditësh.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts