Fermerë dhe blegtorë e jugut të vendit kanë protestuar edhe këtë të hënë. Nga Berati, protestuesit janë zhvendosur në Përmet, ku vazhdojnë me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë. Ata protestojnë për mungesën e subvencioneve, rritjen e karburantit, plehrave dhe imputeve të tjera bujqësore. Fermerët dhe blegtorët kërkojnë që qeveria të angazhohet në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore, për te garantuar interesat e palëve në këtë treg. Ata kanë kërkuar gjithashtu nga Ministria e Bujqësisë që të krijojë menjëherë zyrën apo agjencinë e studimit të tregjeve dhe orientimit të fermerëve.
Qendra Alert/Alert.al





