Menu

Vrasjet për parkimet, eksperti kriminalistik Rexhepi: Masat që duhet të marrë shteti!

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Artan Rexhepi ekspert kriminalistik ka folur për problemet dhe konfliktet që ka sot vendi nga parkimet dhe proprozoi disa masa që duhet të merren nga autoritetet në mënyrë që të ketë më shumë vende parkimi dhe më pak taksa për të paguar për qytetarët dhe bizneset.

“Çështja e parkimit ka prodhuar e do vazhdojë të prodhojë konflikte, pasi kthehet në problem sfide mes individëve të caktuar për vendosjen e makinës dhe zënien e hapësirës publike. Gabimi fillon që në konceptin ndaj pronës, duke e konsideruar si tonën dhe jo si një gjë që është e të gjithëve. Nuk jemi mësuar që ajo që nuk është e jona nuk duhet prekur. Duhet që Policia Bashkiake të mbështetet edhe nga ajo e Rendit, pasi opinion publik e she më të butë dhe më komunitare Policinë Bashkiake. Mendoj që parkimet me pagesë duhet të përgjysmohen, pra si ambient që kanë zënë vendet publike, të lihen gjysmë me pagesë dhe gjysmë pa pagesë.  Bashkia në këtë mënyrë nuk vjel të ardhura, por do të ketë frymarrje kryeqyteti. Duhet ulur gjithashtu taksa e orës, pasi i bie të lësh rrogën në parkim ose të mos ikësh me automjet në punë. Këto janë masa që duhet të merren nga shteti dhe nuk duhet që prona publike të zihet. Format e zaptimit i kemi të trashëguara që nga e kaluara dhe zgjidhja e problemit të pronësisë zgjidh edhe problemin e konfliktit. Edhe biznesit duhet t’i ulet taksat, që të ketë mundësi të vëjë tabelën për disa vende parkimi, të cilat më pas nuk i zihen. Problemi i kryqëzimit të policisë, në momentin që nuk goditet i forti krijojmë një mentalitet që gjërat zgjidhen me forcë. Problemi për njësitë bashkiake, roli i individëve dhe kuadrove, ka disa që duhet të lëshojnë karrigen, ka edhe nga ata që duhet të vlerësohen. Në njësinë bashkiake ku banjo, kam shkresën zyrtare me dokumentacion me kanë injoruar, për një problem pronësie. Model tjetër ai i paraardhësit, i cili u njoftua, me procedurë thirri rendin dhe procedoi e bllokoi punimet”-u shpreh Artan Rexhepi.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts