Thellohet skandali i publikimit të pagave të qytetarëve, ku ditën e sotme është publikuar një tjetër listë. Bëhet fjalë për listën e pagave të shqiptarëve për muajin prill 2021, ndërsa dy ditë më parë u publikua lista për muajin janar. Edhe lista e muajit prill duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”. Ajo përmban të dhëna si numri ID, Nipt-i i biznesit, emër mbiemër dhe paga. Ajo që bie në sy është se kjo databazë ka disa ndryshime si në pagë, por edhe në të dhëna të tjera. Në listë këtë herë janë 694 473 qytetarë shqiptarë, rreth 60 mijë më shumë se lista e parë.
Qendra Alert/Alert.al


