Menu

10 destinacione udhëtimi ku mund të blini një shtëpi për 1 dollar

Për ata që planifikojnë të zhvendosen diku tjetër dhe të fillojnë jetën e tyre nga e para, disa programe qeveritare do t’ju ofrojnë juve dhe familjes suaj një shtëpi nëse qëndroni në vendin e tyre.

Gjërat më të mira në jetë janë falas dhe po kështu është edhe shtëpia juaj e ardhshme e ëndrrave.

Mënyra kryesore për të blerë një shtëpi është nëpërmjet ankandeve të pasurive të paluajtshme. Shtëpitë që janë në proces përmbarimi sekuestrohen nga banka ose pushteti vendor dhe nxirren në shitje.

Meqenëse shumë shtëpi të tilla ndodhen në zona me një aktivitet të ulët ekonomik, ato shiten në ankand. Kjo do të thotë se nëse një blerës është me fat dhe nuk ka blerës të tjerë që duan të blejnë shtëpinë, ata mund ta blejnë këtë pronë fare mirë për vetëm 1 dollar.

Përveç ankandeve, shumë qeveri ofrojnë shtëpi me ҫmime shumë të lira për të rigjallëruar ekonominë, madje disa u japin familjeve edhe një pagesë mujore. Për të gjetur vende që ofrojnë skema të tilla, kërkoni për qytetet me reduktim të shpejtë të aktivitetit industrial, si dhe zonat me nivele të ulëta të lindjeve.

Bashkohuni me ne sot teksa hedhim një vështrim në 10 destinacionet aktuale të udhëtimit ku mund të merrni një shtëpi për vetëm 1 dollar.

 

  1. Qyteti paqësor i Misuri, SHBA

Ju mund të blini shtëpinë tuaj të ëndrrave në St. Louis për 1 dollar, si rrjedhojë e programit të qeverisë për shtëpitë që kushtojnë 1 dollar. St. Louis ka gjithashtu jetën më të mirë të natës në SHBA, me disa klube në qytet që ndodhen jashtë lagjes miqësore.

 

  1. Jeta rurale në Ollolai, Itali

Shtëpia që shihni në foto, sipas një raporti të CNN, supozohet se vlen njëqind mijë euro, megjithëse pronarët janë gati ta shesin atë për vetëm një euro, sepse duan ta heqin qafe.

 

  1. Qyteti multikulturor, Liverpul, Angli

Shtëpitë prej 1$ në Liverpul, në Zonën Webster Triangle, janë ende në shitje, kështu që tani keni shansin tuaj të zotëroni një pronë në qytetin më të bukur të Mbretërisë së Bashkuar. Që nga viti 2018, mbi 20 shtëpi janë nxjerrë në shitje dhe 12 të tjera janë në plan për të dalë në shitje.

 

  1. Qyteti historik i Gary Indiana, SHBA

Ja cila është marrëveshja: të bëheni pronar i një shtëpie në Gary për 1 dollar është shumë e lehtë nëse keni të gjitha dokumentet e duhura, por qeveria pret që ju ta rinovoni shtëpinë brenda një viti, sipas Business Insider. Sfida pranohet. Gary është një qytet shumë i qetë dhe një vend i përsosur për të krijuar një familje.

 

  1. Qyteti i qetë i Cammarata, Sicili

Ky qytet në xhevahirin e Europës, Sicilinë, po ju ofron të qëndroni aty për vetëm 1 euro, sipas një raporti të CNN. Italianët duket se janë njerëzit më bujarë, sepse gjithmonë e më shumë të huaj po i pranojnë këto oferta të mira, ndërsa ata janë të lumtur të heqin dorë nga këto shtëpi.

 

  1. Pranë detit, Antikythera, Greqi

Sipas Irish Times, një ishull në Greqi po jep shtëpi falas dhe madje edhe një shumë të caktuar parash (20,000 dollarë). Por, cili është problemi? Ky është një ishull i largët ku aktualisht banojnë shkencëtarë dhe studiues, si dhe rreth 4 familje. Një numër më i madh njerëzish janë duke pritur që të sponsorizohen. Çfarë po prisni? Futuni në radhë.

 

  1. Një vend i humbur, fshati Ponga, Spanjë

Vetëm në Spanjë mund të bëhesh pronar i një fshati pa asgjë në këmbim. Fshati ka gjithashtu edhe shtëpi, siҫ është rasti i atij në Asturias, sipas thelocal.es. Qeveria thotë se fshati po vuan nga “shpopullimi” dhe ata duan ta luftojnë këtë duke sjellë banorë të rinj, kështu që ky është shansi juaj për të luajtur pak Sim City në jetën reale.

 

  1. Për artdashësit, Roubaix, Francë

Roubaix mund të jetë një nga qytetet më të varfra në Francë, por është gjithashtu një nga më të pasurit për sa i përket trashëgimisë kulturore. Ne akoma nuk mund ta kuptojmë se si mund të quhet i varfër ky qytet (me muzetë e tij, kafenetë e butikut dhe restorantet). Këtu është shumë e lehtë të marrësh në zotërim një shtëpi për 1 dollar, por ka një kusht. Duhet të sillni të gjithë familjen tuaj dhe të jetoni në këtë shtëpi për më shumë se gjashtë vjet, sipas TheLocal.

 

  1. Thjesht e bukur, Çikago, SHBA

Çikago nuk po shet thjesht shtëpi për 1 dollar, por edhe toka të mëdha banimi së bashku me shtëpitë. Këto hapësira janë të përshtatshme për të jetuar, si dhe për të filluar e për të ngritur biznesin tuaj përmes programit të loteve të mëdha, sipas Chicago Tribune. Sot, ka qindra shtëpi që nuk janë në pronësinë e askujt, të cilat janë gati për t’u blerë nga kushdo. Por, kini parasysh se ka një proces të gjatë aplikimi dhe një listë pritjeje, përpara se të mund të merrni këto shtëpi.

 

  1. Shtëpia e fundit e ëndrrave, një kështjellë në Itali

Nëse doni të përjetoni përrallën tuaj të preferuar, atëherë Italia është vendi i duhur. Si rrjedhojë e programit të qeverisë për turizmin, shteti është i gatshëm t’i japë kujtdo kështjella falas, por ka një kusht. Ju duhet të jeni në gjendje të sillni sa më shumë vizitorë që të mundeni. Sipas CNBC, ka mbi 100 kështjella në dispozicion. Pasi të keni provuar se jeni i suksesshëm me sjelljen e vizitorëve, pronësia e kështjellës do të transferohet më pas në emrin tuaj. / The Travel

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed