Besimtarë dhe donatorë kanë mundësuar hapjen e rrugës për në Malin e Shkelzenit. Ky kontribut prej 140 mijë eurosh i jep mundësi fillimit të ndërtimit të Tyrbes së Shkëlzenit. Një vend i shenjtë, i cili vizitohet masivisht nga banorë të Tropojës, Hasit, Kukësit, por edhe mbarë Kosova. Gurin e parë të themelit të kësaj tyrbeje e vendosi përfaqësuesi i komunitetit fetar nga Kosova Sheh Gurfan Shehu. E pranishme ishte edhe trupa e pallatit të kulturës së Tropojës.
Data 7 gusht do të jetë në kalendarin e bashkisë si festë kombëtare, ndërsa për kontribuesit ndërtimi i rrugës dhe i tyrbes është një ëndërr shekullore.



Qendra Alert/Alert.al


