Nga viti i ardhshëm, kryerja e pagesave për shërbimet e ofruara nga e-Albania do të kryhet direkt nëpërmjet llogarive bankare. Ndërveprimi do të bëhet me një autentifikim të klientit për hyrjen në platformën e e-banking nga e-Albania, të njëjtë me procedurën që ndiqet për akses në aplikacionin e bankës. Por, një vendim i tillë, sipas ekspertit të IT Edmond Liçaj sjell centralizim të sistemit dhe rrit papërgjegjshmërinë, duke u kthyer në risk per menaxhimin e të dhënave. Eksperti i IT shprehet se ky vendim nuk është konsultuar me ekspertë dhe nëse ndodh një sulm i dytë kibernetik nuk do të ketë rrjedhje parash, por vjedhje informacioni të përdoruesve dhe të llogarive.
https://www.youtube.com/watch?v=9Afl-qjsW6Y
Eksperti i IT Liçaj deklaron se qytetarët nuk janë ende të pregatitur për një shërbim të tillë, pasi ende nuk e kemi kulturën e perdorimit të platformes online në ato nivele që na shitet. Edmond Liçaj ngriti shqetësimin dhe mospërgjegjshmërinë sipas tij të komisionerit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, si intitucion përgjegjës, që me gjithë ato rrjedhje të dhënash, deri më sot nuk ka patur asnjë reagim.
(Gazetare, Ida Ismalaj)
Qendra Alert/Alert.al


