Rreth 200 njerëz janë sëmurë nga një shpërthim i Salmonelës në shumë vende që ka vazhduar për më shumë se një vit. 196 infeksione nga Salmonella janë raportuar me 89 persona të sëmurë në Finlandë dhe 81 në Mbretërinë e Bashkuar. Pacientët jetojnë gjithashtu në republikën Çeke, Estoni, Francë, Gjermani, Irlandë, Holandë dhe Izrael.
19 persona u shtruan në spital, 5 kishin septicemi, e cila shkaktohet nga bakteret që hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe një person në Britani vdiq. Rastet kanë ndodhur në të gjitha grupmoshat. Në shtator, Instituti Finlandez për Shëndetin dhe Mirëqenien (THL) raportoi se 54 persona ishin të sëmurë dhe 36 nga 38 pacientë që ishin marrë në pyetje kishin ngrënë produkte të ndryshme pule, përpara se të sëmureshin.
Dyshohen produkte pule
Bazuar në marrjen në pyetje të pacientëve nga Finlanda dhe Britania, produktet e pulës të gatshme ose pula e freskët e përdorur në sanduiçe dhe mbështjellë janë burimet e mundshme të infeksionit. Zyrtarët finlandezë i lidhën produktet e dyshuara me një kompani estoneze, megjithatë, kjo nuk mund të konfirmohej nga gjurmimet apo provat mikrobiologjike. Firma estoneze mori mish pule të përpunuar nga furnizues të ndryshëm, duke përfshirë një kompani holandeze. (FoodSafety)
Qendra Alert/Alert.al


