Los Angeles ka regjistruar një rekord të shijshëm: “Picën më të madhe në botë”.
Bëhet fjalë për një mega-picë prej 1310 metrash katrorë e cila ndahet në më shumë se 68 mijë feta.
Sipas kuzhinierëve që synojnë të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness, pica do të dhurohet në bankat e ushqimve për bamirësi lokale.
Për përgatitjen e kësaj pice u përdorën mbi 6 mijë kilogramë brumë, pothuajse 4 mijë kilogramë djathë dhe rreth 635 mijë copa sallami pikant.
Qendra Alert/Alert.al

